-
-
-
Përmbytjet në Vlorë, Banorët për Report Tv: Shkak, kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë! Ku nuk bëmë kërkesa, s'erdhi njeri
Përmbytjet masive që pushtuan Vlorën pasditen e 4 tetorit, shkak kryesor duket se kanë mospastrimin e kanalit të ujërave të larta në qytet të cilët për shkak të mbushjes me mbeturina por dhe ndërtimet pa leje e pa kriter bënë që uji të dalë nga shtrati dhe të vërshojë në lagje duke marrë para çfarë gjeti.
6 Tetor 2024, 10:03 -
-
-
Përmbytjet në Vlorë, uji tërhiqet nga lagjet, po hiqet balta, e uji në garazhe Dredha e pranon: Shkak kanali i ujrave të shiut, u legalizuan ndërtimet mbi të!
Në qytetin e Vlorës, i cili u përmbyt pasditen e 4 tetorit uji ka ikur nga lagjet, ndërsa problematikë mbeten garazhet ku dhjetëra makina janë të përmbytura. Edhe në rrugën ‘Albano e Romina’ një nga lagjet më të dëmtuara të qytetit, e tek kisha Ortodokse uji është larguar, ndërkohë bashkia ka bërë planin për të ndërhyrë në garazhet e pallateve.
6 Tetor 2024, 07:56 -
-
-
-
‘Reshje biblike’ në Vlorë si kurrë më parë! Banorët me lot në sy: Tmerr! Mundin e një jete e mori uji! Kaluam natën jashtë, bashkia e policia nuk u përgjigjën
Qyteti i Vlorës u përmbyt si kurrë më parë prej reshjeve me intensitet të lartë dhe mosfunksionit të sistemit të pompimit dhe kanaleve kulluese. Uji vërshoi në rrugë dhe hyri në biznese e banesa, duke shkaktuar dëme kolosale. Për mikrofonin e Report tv banorët tregojnë tmerrin që kanë përjetuar në luftë me ujin, ndërsa akuzojnë bashkinë se nuk u është gjendur në ndihmë. Ata kërkojnë dëmshpërblim pasi mundi i një jetë ka shkuar dëm.
5 Tetor 2024, 18:59 -
-
-
-
-
-
-
-
Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë, rrugët në disnivel! Banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë (VIDEO)
Pamjet ekskluzive me dron mbi Vlorë, të filmuara pas mesditës tregojnë një panoramë të qartë të përmbytjeve në qytetin bregdetar. Uji ka pushtuar rrugët në pjesën më të madhe të qytetit.
5 Tetor 2024, 13:05 -
Përmbytjet në Vlorë, meteorologia: Reshje shumë intensive, në vlerat 184.2 mm brenda 6 orëve! Situata e vështirë kaloi
Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave në një intervistë për Report Tv u ndal te situata e krijuar në Vlorë me përmbytjet për shkak të reshjeve shumë intensive.
5 Tetor 2024, 12:25 -
-