-
Zgjedhjet/ Kryeministri Rama tjetër takim me diasporën në Itali: Më 13 prill, ora 15:00, me shqiptarët në Milano
Kryeministri Edi Rama do të jetë më 13 prill në Milano të Italisë, në kuadër të nisjes së fushatës elektorale dhe turit zgjedhor për 11 majin, ku do kërkojë votën e diasporës shqiptare, e cila voton për herë të parë
9 Prill 2025, 11:21 -
-
Konferenca rajonale për kujdesin ndaj fëmijëve/ Rama: Rrisim financimin për 16 mijë fëmijë me aftësi të veçanta, po punojmë për shtimin e mësuesve special dhe klasa në spitale
Në konferencën rajonale për kujdesin ndaj fëmijëve, kryeministri Rama theksoi se vendi ka bërë një progres të dukshëm, ndërsa shtoi se do të rrisin financimin për 16 mijë fëmijë me aftësi të veçanta. Rama përmendi edhe programin për dhënien e ushqimeve në shkolla, dhe zgjerimin e mbështetjes për nënat kryefamiljare.
9 Prill 2025, 09:49 -
Berisha 'i lutet' Ramës për debat publik: Lëri monologjet çdo mëngjes...!Kryeministri e ironizon me videon e bufit të kënetës
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Sali Berishën me videon e një bufi që ka ndarë në Facebook, lidhur me deklaratën e tij se duhet të mbajnë një debat publik.
9 Prill 2025, 09:26 -
Samiti i Komunitetit Politik Europian në 16 maj/ Rama: Krenari që në zemër të Tiranës do të bëhen bashkë liderët e të gjithë kontinentit
Kryeministri Rama thotë se është krenari që më 16 maj në zemër të Tiranës do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbledhë të gjithë liderët e kontinentit. Për kreun e qeverisë, fakti që Shqipëria është zgjedhur për të mbajtur samitin, tregon respektin dhe besimin që ka fituar ndërkombëtarisht.
9 Prill 2025, 07:51 -
-
-
Zgjedhjet/ Ministri Gonxhja në ‘Repolitix’: Duam më shumë se 20 mandate në Tiranë, në avantazh edhe në diasporë! Programi i PD? Premtim prej Nastradini, buxheti i shtetit nuk është arka e dhëndrit
Ministri i Ekonomisë, dhe një herësh kandidat për deputet në listën e hapur të Tiranës, Blendi Gonxhja deklaron se PS aspiron 20 mandate në këtë zonë. I ftuar në Repolitix në Report TV, Gonxhja komentoi premtimet e PD për rritjen e pensioneve, si të pamundura për t'u realizuar. PS, sipas ministrit është në avantazh edhe në diasporë. Gonxhja i cili po garon me 36 socialistë të tjerë për të hyrë në parlament, e quajti normale “luftën” e brendshme për vota personale.
8 Prill 2025, 20:59 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama: Me mua dhe PS-në të bashkuar drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE
Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit. Ai u kërkoi qytetarëve që t’i bashkohen PS-së që Shqipëria të shkojë drejt anëtarësimit në BE.
8 Prill 2025, 20:13 -
‘Ilir Meta u torturua publikisht’, Berisha: Në Strasburg tregova se Rama arrestoi në vit elektoral liderët e partive opozitare
Berisha u shpreh se para zyrtarëve europianë, foli për “torturën publike që iu bë ish-Presidentit Ilir Meta”. Ai hodhi akuza se edhe pse jemi në një vit elektoral, liderët e partive kryesore në vend janë në proces penal.
8 Prill 2025, 19:59 -
'Shqipëria 2030 degjeneroi në Shqipëria 313', Basha: Më 11 maj, paratë e shqiptarëve ose shkojnë për mirëqenie, ose në xhepat e shokëve të Ramës
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me strukturat e degës 4 në Tiranë, nga ku ironizoi sërish kryeministrin Rama.
8 Prill 2025, 19:53 -
-
‘Ramës i anuluan darkën zyrtare në Strasburg’, si gënjen Sali Berisha
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka tentuar të manipulojë opinionin publik, duke keqpërdorur një situatë në Strasburg, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në tetor 2022.
8 Prill 2025, 18:40 -
-
Në Shqipëri do të prodhohen anije, nënshkruhet marrëveshja me Fincantierin! Dhurohet anija ‘Libra’ për ushtrinë! Rama e ministri italian: Forcojmë bashkëpunimin
Është nënshkruar këtë të martë marrëveshja mes Fincanterit, kompanisë së prodhimit të anijeve me bazë në Itali, dhe KAYO-s, kompanisë shtetërore për sigurinë, që do përfshijë prodhim anijesh, si për nevojat e flotës shqiptare, ashtu edhe në të ardhmen për mundësitë e esksportit.
8 Prill 2025, 17:02 -
'E sjell Shqipërinë më afër BE-së!’ Pas vizitës në Tiranë, Kallas reagon: E gëzuar edhe për marrëveshjen e rindërtimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë
Kryediplomatja e BE-së ndau me një postim në rrjetin social X, gëzimin për marrëveshjen e firmosur mes Bankës Europiane të Investimeve dhe Qeverisë së Shqipërisë, për rindërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Kallas vizitoi sot Tiranën zyrtare, ku dha edhe një konferencë për mediat, në prani edhe të kryeministrit Rama
8 Prill 2025, 16:19 -
Udhëtimi drejt Gjadrit së shpejti, Italia bën gati listën e emigrantëve të dëbuar! Mes tyre shumë shqiptarë, në pritje të ‘pranimit’ nga Shqipëria
Ministria e Brendshme italiane po përgatit listën e emigrantëve të parregullt që do të transferohen në qendrën e Gjadrit, e cila përkohësisht është shndërruar tërësisht në një qendër riatdhesimi, në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së mbi dekretin për "Vendet e sigurta".
8 Prill 2025, 16:12 -
Anglishtja e Rrugës Mustafa Matohiti 'çmend' Brukselin, sëkëlldisja e 'Syrit' për përkthimin e broçkullave të pronarit
Czarnecski, eurodeputeti polak, që kishte organizuar “dëgjesën” e liderit opozitar shqiptar, si qokë pa para, ulte kokën kur dëgjonte broçkullat e Berishës, me anglishten e sjellë nga rrugica Mustafa Matohiti. Amerikani Fatmir Mediu ndjehej në siklet kur dëgjonte prijësin t’i drejtohej polakut: Aj ask jurop – juropsss!
8 Prill 2025, 15:55 -
Rama njofton hapjen e fushatës më 12 Prill: Mblidhemi nga 12 qarqe, rreth 12 yjeve të Europës! PD e çel më datë 11
Partia Socialiste do ta çelë fushatën më 12 prill, dhe arsyen kryeministri Edi Rama zgjodhi ta zbulojë vetë duke sqaruar se lidhet me simbolikën e 12 yjeve të flamurit të BE-së. Partia Demokratike do ta çelë fushatën zgjedhore më 11 prill në orën 19:00.
8 Prill 2025, 14:58 -
-
Rama në Durrës, takim me përfaqësuesit e transportit: Koncesioni i skanimit i gabuar, e trashëguam dhe shmangëm arbitrazhin! Ulëm kontrabandën, shkollë profesionale për shoferët!
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Portin e Durrësit, pranë përfaqësuesve të bizneseve të transportit, për të dëgjuar shqetësimet dhe për të ndërhyrë aty ku ka vonesa nga fluksi i ngarkesave. Kryeministri tha para përfaqësuesve të transportit dhe biznesit se do ndërtohet porti i ri në Durrës që ndodhet në fazën e dytë të shpalljes së fituesit: Do jetë port ultramodern
8 Prill 2025, 13:31


