-
Çështja ‘Balluku’, opozita reagon në bllok: Partia Socialiste kundër drejtësisë
Të shumta ishin reagimet në radhët e opozitës për vendimin e socialistëve për të mos lejuar SPAK-un të arrestojë Belinda Ballukun, që nën një zë, e quajtën fillimin e një beteje të hapur të kryeministri Edi Rama me drejtësinë.
12 Mars, 14:31 -
-
-
Rama për median në Turqi: Vuçiç ka makthin e tij! Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, atëherë është edhe Shqipëria
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median turke ‘Turkiye Today’. Gjatë kësaj interviste kreu i qeverisë nënvizoi se Shqipëria nuk ka plan B për anëtarësimin në BE.
12 Mars, 13:55 -
Ballukut nuk i hiqet mandati, Tabaku për Report Tv: Imuniteti nuk është privilegj, Rama i tregoi sot kufirin SPAK, u cenua drejtësia
Tabaku tha se mazhoranca nuk arriti të ngrihej në lartësinë e standardeve të demokracisë e aq më tepër në ato evropiane. Ndër të tjera ajo tha se seanca e sotme ishte një test për Shqipërinë dhe integrimin drejt BE.
12 Mars, 13:11 -
-
-
Nga prezenca e Ramës, te pankartat e opozitës në Foltore, Kuvendi sot nëpërmjet fotove! Balla ruhej nga Garda, jashtë protestë kundër Ballukut
I pranishëm në sallë ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili dukej “i bezdisur” nga seanca. Ndërkohë sot, deputeti Taulant Balla po ruhej me një gardist pas përplasjeve të forta në seancën e kaluar me opozitën.
12 Mars, 12:37 -
-
-
Belinda Balluku nuk arrestohet, rrëzohet me 82 vota kërkesa e SPAK! PS: S’ka arsye për arrestin, s’pengojmë hetimin! PD: Rama po mbron veten
Belinda Balluku do të hetohet në gjendje të lirë. Nuk mori pjesë në seancën në Kuvend ku socialistët ngritën kartonin për të rrëzuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e saj. Munguan edhe Xhafaj, Spiropali e Gonxhja. 79 votave kundër kërkesës së SPAK iu bashkuan edhe 3 votat e PSD. PD protestë paqësore jashtë dhe brenda Kuvendit
12 Mars, 11:20 -
Vota për Ballukun ‘përplas’ Ramën me ambasadat! Brukseli, Londra e Berlini: Mos të ketë pengesa për SPAK! Kryeministri: Të hetojë i patrazuar
Për kryeministrin Edi Rama “shumica qeverisëse, bëri sot pa asnjë diskutim atë që do të bënte çdo parlament demokratik i Europës”, duke vënë në dukje se ndaj Ballukut nuk ka akuzë për korrupsion dhe se Spak-u është I lirë të hetojë “pa yshtjen e faktorëve të jashtëm”.
12 Mars, 10:01 -
-
Ndërkombëtarët i dënuan molotovët te vila 31, Berisha ‘harron’ revoltën për Ballukun! Premtoi shembje të Kuvendit, sot vetëm një grusht militantësh e sprai blu në protestë
Protesta e PD-së nuk prodhoi akte dhune, ndonëse ishin parashikuar skenarë revolte deri në shembjen e Kuvendit. Berisha u tërhoq nga konfrontimi dhe pamjet me dron të Report Tv treguan vetëm një grusht militantësh në protestë.
12 Mars, 07:11 -
'Dëgjoja Ramën, të vije duart në kokë’, ish-deputeti socialist Braho: Ballukut s’i bën derman as perëndia! Ulsi Manja, jeniçer i pushtetit politik
Ish-deputeti scialist deklaroi që ndryshe nga çfarë thuhet në publik, mazhoranca po ndërhyn në punët e Drejtësisë. Sipas Brahos këtë e vërteton edhe gjuha e përdorur nga kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u prezantua raporti i ligjvënësve socialustë në Këshillin e Mandateve, për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim heqjen e lirisë.
11 Mars, 20:04 -
Vilant Xhori: PD drejt një muzeu politik, kur opozita kthehet në pronë familjare
'Në vend që procesi i kompozimit të listave të shërbente për të hapur partinë drejt figurave të reja kontribuese dhe përfaqësuese të elektoratit opozitar, listat u dominuan pothuajse tërësisht nga figura të njohura si besnike të familjes Berisha'.
11 Mars, 19:48 -
PS nuk lëshon Ballukun, Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit! Muçi: Rama po e mbron, ndërkombëtarët të reagojnë
Deputeti Redi Muçi, i pranishëm në protestën e Lëvizjes Bashkë para Parlamentit deklaroi se ka një përplasje mes pushtetit Ekzekutiv dhe atij Gjyqësor për çështjen Balluku.
11 Mars, 18:40 -
Nëndetësja turke TCG İNÖNÜ mbërrin në Durrës, vizitë në kuadër të bashkëpunimit me Shqipërinë (VIDEO)
Autoriteti Portual i Durrësit thotë se vizita është pjesë e bashkëpunimit të rregullt mes forcave detare të vendeve aleate dhe synon shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në rajon.
11 Mars, 18:35 -
‘Balluku’ të enjten në Kuvend, Ngjela: Ka forcë sa Rama! Kuçana: Kryeministri s’e lëshon! Ajo e mbylli kilometrin e fundit, opozita vijon protestat
Avokati Spartak Ngjela mban qëndrimin se Kuvendi nuk shkel ligjin sido që të votojë. Sipas tij, kërkesa e SPAK do të rrëzohet sepse Balluku ka të njëjtën forcë politike si Rama. Ilirjana Kuçana thotë se Rama s’e lëshon dot Ballukun sepse ai përmendet në dosjen e saj.
11 Mars, 18:04 -
-