-
-
La në fuqi paraburgimin për Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses: 3 gjykatat e zakonshme dhanë vendime të drejta për çështjen ‘SASPAC’
Beqaj këmbëngul se paraburgimi i tij është i tepërt pasi më herët, ka treguar korrektësi ndaj Drejtësisë, duke zbatuar me përpikmëri masën e “detyrimit të paraqitjes”, të caktuar ndaj tij në një tjetër hetim, atë të Dosjes së “Sterilizimit”, të cilën ai as nuk e kishte ankimuar. Por Gjykata Kushtetuese mendon se korrektësia e ish-ministrit në atë rast “jo domosdoshmërisht tregon për mungesën e rrezikut të arratisjes në rastin konkret".
13 Mars, 18:18 -
Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë vlerëson kryeministrin Edi Rama për transformimin e Tiranës, RIBA: Riktheu hapësirat publike dhe shtoi zonat e gjelbra
Sipas institutit britanik, Rama është dalluar për mënyrat “kreative dhe efikase” me të cilat ka promovuar artin dhe kulturën në Shqipëri, si edhe për fushatën për transformimin e kryeqytetit duke rikthyer hapësirat publike dhe krijimin e zonave të reja të gjelbra në Tiranë.
13 Mars, 17:01 -
Carlo Bollino: Rasti Balluku nuk ka asnjë lidhje me historinë e gjyshit të saj, prandaj nuk ka vend për viktimizim
Ndryshe nga çfarë ka bërë Enver Hoxha me Ballukun e parë 51 vite më parë, sot sistemi politik që e ka krijuar nuk e ka tradhtuar Ballukun e dytë, por e ka mbrojtur hapur, edhe në raport me SPAK, duke penguar arrestimin e saj. Nuk kuptohet, pra, në çfarë spiraleje ''komunisto-sorosiane'' paska rënë ish-zëvendëskryeministrja, siç pretendon klani i saj politik-mediatik-familjar.
13 Mars, 16:15 -
Blushi: Deklarata e Donald Lu konfirmon se marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA kanë qenë institucionale, rrëzon akuzat për lobim
Blushi tha se një intervistë e ish-ambasadorit amerikan Donald Lu konfirmon se marrëdhëniet dhe takimet e Metës në SHBA kanë qenë institucionale dhe të koordinuara me ambasadën amerikane, duke përjashtuar pretendimet për lobim të paligjshëm.
13 Mars, 15:56 -
-
-
Hetimi ndaj Syri Tv për pastrim parash e evazion/ Rama: Ushqehet me paratë e pista që u janë grabitur shqiptarëve, prokuroria të japë përgjigje (VIDEO)
Për herë të parë kreu i qeverisë Edi Rama foli hapur dhe me emra, ndaj sulmit me të pavërteta që sipas tij i bëhet çdo mbështetësi të qeverisë, në emër të lirisë së shtypit, përmes Syri Tv, televizionit të familjes së rivalit të tij politik, kreut të PD-së, Sali Berisha.
13 Mars, 13:17 -
Kërkoi shuarjen e masës ‘pezullim nga detyra’, GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
Vendimi është marrë nga gjyqtari Erion Çela, i cili më herët ka firmosur masat e sigurisë ndaj saj dhe dy ish vartësve të saj Erald Elezi dhe Gentian Gjyli. Balluku e dorëzoi kërkesën në GJKKO me argumentin se nuk është më në detyrë.
13 Mars, 13:16 -
Porti në Porto Romano, Rama: Kompania u tërhoq për shkak të krizës! Asnjë presion nga SHBA e BE, faktorë të tjerë s’donin të ishte histori suksesi
Tërheqjen e kompanisë Archirodon nga tenderi i portit të ri në Porto-Romano, Kryeministri Rama e përjashton se është ndikuar nga ndonjë presion i jashtëm.
13 Mars, 12:46 -
-
-
-
Vendimi për Ballukun, Rama: Gënjeshtër se dëmton integrimin, debate konstruktive me disa ndërkombëtarë, por asnjë presion! Zero frenim për rrugën drejt BE
Kryeministri Edi Rama thotë se kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda ballukut nuk plotësonte as kushtet më minimale për tu konsideruar. Rama thotë se mbështetja ndaj drejtësisë së re nuk preket teksa inkurajon SPAK të hetojë deri në fund ish zv. Kryeministren.
13 Mars, 10:57 -
‘Harroi’ revoltën për Ballukun/ Spaho ironizon Berishën: Jemi në kilometrin e fundit, PD e paaftë të rrëzojë Ramën
Ish-deputeti demokrat shkruan se kryeministri Edi Rama vijon të qëndrojë në krye të qeverisë ndërsa Berisha vijon të paralajmërojë protestën e radhës si ajo që do të shënojë “kilometrin e fundit”.
13 Mars, 08:36 -
-
-
VIDEO / Rama pret ambasadoren e SHBA-ve në Greqi, e besuara e Trump! Mediat greke: Arsyeja e vizitës, mundësia e ndërtimit të një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror
Sipas artikullit të publikuar në median greke, qëllimi i vizitës është mundësia e ndërtimit të një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror (FSRU) në Shqipëri. Një projekt i tillë do të kishte rëndësi për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian.
12 Mars, 21:29 -
PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, Lapaj nga protesta: Mbrojtën hajdutërinë dhe 'goditën' Republikën! Përplasje me Policinë
Lapaj tha se 82 deputetë të PS u vunë në rresht nga kryeministri Edi Rama sot në Kuvend, për të mbrojtur hajdutërinë dhe për të rrëzuar Republikën. Në protestën e Lapajt nuk kanë munguar edhe përplasjet me policinë.
12 Mars, 20:27 -
Muaji i shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë iftar për besimtarët: Agjërimi i mëson njeriut durimin, si të zbusë shpellarin brenda vetes
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, kanë shtruar Iftar për besimtarët, në muajin e Shenjtë të Ramazanit.
12 Mars, 18:12 -

