-
Nesër pritet të mbërrijnë mbi 300 afganët e parë në Shqipëri, do strehohen në Durrës dhe në konviktet e Tiranës! FOTO kur studentët largohen me çanta në krah
Ditën e nesërme pritet që të mbërrijë grupi i parë me 300 afganët në vendin tonë edhe përse ishte planifikuar që ky grup të vinte sot, burime për ‘Report Tv’ bëjnë me dije se është anulluar. Vendi ynë ka bërë përgatitjet për të pritur mbi 300 afganë, 2 ditë pasi pranoi kërkesën e SHBA. Tirana dhe Durrësi do të jenë dy qytetet ku do të strehohet grupi i parë.
17 Gusht 2021, 07:30 -
I vihet flaka Sarajeve të Toptanëve në Tiranë! VIDEO kur zjarrvënësi ikën me vrap! Veliaj: Do e shpronësojmë! Ta harrojnë që aty do ndërtohet, do bëhet muze
Flakët kanë përfshirë një nga ndërtesat historike në qendër të Tiranës. Pak para mesnatës, rreth orës 24:00, Sarajet e Toptanëve janë mbuluar nga flakët. Zjarri ka qenë i qëllimshëm, teksa kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili largohet me vrap pasi i vuri flakët një nga godinave me arkitekturën më të veçantë në Tiranë. Autori i ka vënë zjarrin në 2 vatra nga dritarja e pasme, teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ka hedhur akuza të forta duke thënë se e gjitha është e qëllimshme për të ndaluar shpronësimin.
17 Gusht 2021, 00:52 -
Strehimi afganëve, diplomati amerikan falenderon në shqip vendin tonë: Shqipëria meriton mirënjohje të thellë nga SHBA
Diplomati amerikan Derek James Mitchell, ka falenderuar në shqip vendin tonë, pas pranimit të refugjatëve afganë në Shqipëri. Mitchell thotë se populli i Shqipërisë meriton mirënjohjen tonë më të thellë për bujarinë e tyre ndaj atyre në nevojë
16 Gusht 2021, 22:43 -
Mero Baze: Të mërzitur si Salibanë
Jam shumë kurioz kur dëgjoj zëra kundër strehimit të përkohshëm të disa qindra afganëve në Tiranë. Dua të kuptoj kush është ky që kundërshton, si është rritur, çfarë biznesi ka që ia shkatërrojnë këta afganët e mjerë që do të mbyllen në një godinë, çfarë humbet nga rroga e tij, dhe gjithçka tjetër që e bën një njeri të zemëruar për arsye ekonomike, nga kjo ngjarje
16 Gusht 2021, 22:05 -
-
A po rreshtohet Ilir Meta pro talebanëve me Rusinë dhe Kinën?! Heshtja e çuditshme e Presidentit për strehimin e afganëve
Gjatë ditëve të fundit, Ilir Meta ka reaguar për tërmetin në Haiti, për përvjetorin e ndarjes nga jeta të Arbër Xhaferit, për Hasan Prishtinën, 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit etj., por nuk ka thënë qoftë edhe një fjalë për çështjen afgane dhe rreshtimin e Shqipërisë me NATO-n dhe SHBA. A mund të lexohet heshtja e Metës si një rreshtim kundër SHBA dhe NATO dhe pro talebanëve?
16 Gusht 2021, 20:17 -
Strehimi i afganëve, Rama për ‘The Guardian’: Nder dhe detyrë! Ne e dimë si është të jetosh në diktaturë, t’u japim mundësinë të marrin frymë sërish
Kryeministri Edi Rama thotë se është nder dhe detyrë që të strehojmë afganët, pasi populli shqiptar e di shumë mirë se si është që të jetosh nën diktaturë. Kreu i qeverisë ka dhënë një intervistë për ‘The Guardian’, ku nënvizon se Shqipëria nuk mund të zgjidhe problemin, por ajo nuk do të bëhet problem
16 Gusht 2021, 18:11 -
200 raste të reja dhe 2 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit! Mbërrijnë 44 460 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimi masiv
Vendi ynë vijon të shënojë një numër të konsiderueshëm të rasteve ditore në lidhje me infektimet me COVID-19. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 2 humbje jete dhe janë regjistruar 200 persona të infektuar. ndërkohë që është rritur edhe numri i shtrimeve në spitalin Infektiv, ku po marrin trajtim 47 pacientë. Sot mbërritën në vendin tonë 44,460 doza të vaksinës Pfizer.
16 Gusht 2021, 17:15 -
Rama: Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë mbi 800 mijë turistë të huaj! 4.5% më shumë se njëjta periudhë para COVID-it
Shqipëria është një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj për të kaluar pushimet dhe këtë e tregojnë edhe shifrat. Nga data 1-15 gusht, në vendin tonë kanë hyrë mbi 800 mijë turistë të huaj në Shqipëri, një shifër e bërë publike nga kryeministri Edi Rama. Ajo që kreu i qeverisë është kujdesur të theksojë është se kjo shifër, është 4.5% më e lartë se në vitin 2019, pra para pandemisë.
16 Gusht 2021, 13:20 -
Afganistani nën zotërimin e talebanëve, DASH: Të mos pengohen qytetarët që duan të largohen! Mbështetet edhe nga Shqipëria! Xhaçka: Të gatshëm t’u garantojmë siguri
Pasi talebanët morën nën zotërim Afganistatin, DASH ka bërë një deklaratë për shtyp e cila mbështetet nga Shqipëria dhe shumë vende të tjera. Referuar situatës së përkeqësuar ku mijëra njerëz po vrapojnë drejt aeroporteve për të lënë Afganistanin, DASH nënvizon se ekipet e tij po punojnë për të siguruar të gjithë qytetarët afganë.
16 Gusht 2021, 11:00 -
Afganët e parë pritet që të vijnë nesër, gati strehimi i tyre në Qytetin Studenti dhe në disa hotele në Durrës! Do qëndrojnë 3 javë, studentëve u kërkohet të lirojnë godinat
Pas gatishmërisë së qeverisë shqiptare për të pranuar në vendin tonë shtetasit afgan të larguar nga atdheu pas marrjes së pushtetit nga talebanët, Report Tv mëson se dy vendstrehimet për ta do të ngrihen në disa hotele në Durrës dhe në konviktet e Tiranës. Ende nuk ka një numër të saktë se sa shtetas afganë do të strehohen përkohësisht në Shqipëri, por burime për Report Tv thonë se fillimisht do të vijnë rreth 350 emigrantë të cilët pritet të mbërrijnë në vendin tonë brenda pak ditëve.
16 Gusht 2021, 10:25 -
'Toka e Kromit' një atraksion turistik për t'u zbuluar! Lulzim Hupi: Si çova në vend amanetin e gjyshit! Gjetan Keta: Të rinjtë të kthejnë sytë nga turizmi!
Sapo përmend Bulqizën mendja të shkon tek nëntoka e saj e pasur me krom që shfrytëzohet prej 70 vitesh....Por fokusi i reportazhit tonë është mbi tokë, pasi natyra i ka falur Bulqizës bukuri të rralla natyrore, por fare pak të njohura.
16 Gusht 2021, 09:47 -
-
Gazetari i familjes Berisha sulmon kreun e PD-së, flet për regjim të përbashkët Rama-Basha: Tentojnë të bëjnë të bukurin shejtan në kurriz të Shqipërisë
Gazetari i "familjes Berisha", Bledian Koka ka sulmuar ashpër kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për qëndrimin e mbajtur lidhur me vendimin e Shqipërisë për strehimin e qindra afganëve në vendin tonë.
16 Gusht 2021, 08:25 -
Talebanët 'pushtojnë' Afganistanin, Biden: Nuk kanë pse të vdesin amerikanët, kur vetë afganët nuk luftuan për shtetin e tyre! Ne shkuam atje të luftonim terrorizmin
Afganistani tashmë është në duar të talebanëve dhe qeveria afgane ka hequr dorë duke u rrëzuar si një kala prej rëre, pa u munduar as të luftonte. Në përpjekje për t'u ikur talebanëve, turmat e njërëzve në aeroportin e Kabulit kanë shkaktuar të paktën 7 viktima dhe dëshmitarët thonë se ka shumë të tjerë të gjakosur të shtrirë në tokë. Presidenti i SHBA-së Joe Biden doli në një konferencë për shtyp ku tha se nuk pendohet për vendimin e tij për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani dhe se nuk mund të lejonte që të vriteshin amerikanë kur vetë afganët nuk ishin të gatshëm të luftonin për shtetin dhe të ardhmen e tyre.
16 Gusht 2021, 07:56 -
Ardhja e afganëve në çorbën shqiptare
I marrin që t’u bëjnë qejfin amerikanëve! Jo, i marrin sepse kanë filluar të zëvendësojnë punëtorët shqiptarë me të huaj (e patë çfarë tha për bangladeshasit?)! E ke gabim, i ka marrë Edi Rama sepse është i çmendur e do të na imponohet si me Bregoviçin! Jo jo, pa lidhje, po i marrin sepse i kanë detyruar amerikanët dhe i tremben burgut nga SPAKU në vjeshtë!
15 Gusht 2021, 22:02 -
-
Çfarë po përfitojnë shqiptarët nga SHBA, pas mikpritjes së afganëve?
Nuk ka asnjë detaj rreth bisedimeve të deritanishme, lidhur me marrëveshjen, se çfarë do të përfitojnë më konkretisht Shqipëria dhe Kosova në këtë rast, ndonëse Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e konsideroi strehimin e tyre më tepër si një akt humanitar i popullit shqiptar sesa vendim politik, duke e krahasuar atë me pritjen e hebrenjve gjatë Luftës së II Botërore.
15 Gusht 2021, 18:21 -
Shqipëria pro strehimit të afganëve, Kim: Krenar që ju kemi miq dhe aleatë! Senati Amerikan: I treguat botës se ç'do të thotë 'Besa'! Albright: Të tjerët të ndjekin këtë shembull
Lajmi që Shqipëria do të strehojë afganët e rrezikuar nga talebanët u mirëprit nga Senati Amerikan, ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim. Ata kanë shprehur një zëri se janë krenar që Shqipëria është mike dhe aleate e SHBA-së, pasi në raste të rëndësishme populli shqiptar gjendet gjithmonë pranë amerikanëve për shpëtimin e jetëve.
15 Gusht 2021, 17:38 -
Mero Baze: Frika e talebanëve shqiptarë
Alarmi më i madh tani në Tiranë nuk është ardhja e disa emigrantëve politikë afganë të rrezikuar nga talibanët. Elita politike e Tiranës, edhe për hipokrizi është dakord me këtë gjest. Alarmi i vetëm sidomos tek pjesa Berisha-Meta, vjen nga fakti se Edi Rama është mbështetur publikisht në këtë gjest nga Lulzim Basha.
15 Gusht 2021, 17:27 -
Ylli Pata: Opozita që bëhet herë 'talebane', e herë 'sovraniste' veç nga inati i Ramës
Nëse ne do të kishim një opozitë normale në Shqipëri, menjëherë pas daljes së lajmit që SHBA po negocon me Tiranën zyrtare, për të strehuar një numër afganësh, që për shkak se kanë punuar me amerikanët rrezikojnë të vriten nga talebanët, do të duhet të kishin reaguar menjëherë.
15 Gusht 2021, 16:36





