TIRANË- Seanca e 3-të për ditën e sotme ka nisur me debate. Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë në sallë, për këtë arsye opozita ka refuzuar që të flasë. Lulzim Basha ka bojkotuar foltoren, pasi sipas tij, kryeministri duhet të jetë i pranishëm që të dëgjojë mendimin e opozitës për programin e tij të tretë qeverisës. Pas këmbënguljes së opozita, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka njoftuar opozitën se Rama do jetë i pranishëm në sallë rreth orën 17:00, pasi "kishte një punë shumë të rëndësishme". Nisur nga kjo, opozita ka kërkuar ndërprerjen e seancës për rreth 40 minuta për të mbledhur grupin, por Nikolla e shtyu për vetëm 15 minuta.

Pritet që kjo seancë të ketë debat të lirë dhe më pas do të bëhet votimi për përbërjen e këshillit të ministrave apo të programit të qeverisë "Rama 3". Ka nisur që prej orësh 10:00 seanca maratonë dhe në pjesën e parë fillimisht është bërë prezantimi i programit nga kryeministri Edi Rama i publikuar që ditën e djeshme. Gjatë 80 minutave fjalim Rama u ndal te shtyllat kryesore të programit. Seanca maratonë nisi sot me thirrjen ‘Vaksinohuni’ të kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe u mbyll me me një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të pandemisë.

Vijon...