'1 faqe e godinës që nxori në televizor e lyer, 3 faqet e fshehura gërmadhë', Bardhi: Njësoj si qeveria Rama

'1 faqe e godinës që nxori në televizor e lyer, 3 faqet e fshehura gërmadhë',  Bardhi: Njësoj si qeveria Rama

TIRANË-'Të rinjtë demokratë dhe rinia e Shqipërisë nuk jetojnë në vilë 1 milion euro që e kanë “blerë” me lekët e gruas dhe as bëjnë dasëm 500 mijë euro në Kala me lekët e mamit'. Kështu e thumbon  Gazmend Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PD kryebashkiakun Erion Veliaj duke bërë kontrastin mes atij dhe të rinjve demokratë.

Në një status të shpërndarë nga vet ai në rrjetet sociale Gazmend Bardhi numëron arsyet përse të rinjtë e Partisë Demokratike dhe shumica e të rinjve shqiptarë  nuk kanë asnjë ngjashmëri me mashtrimet e Erion Veliaj.

" Të rinjtë demokratë dhe e gjithë rinia e Shqipërisë nuk i mashtrojnë qytetarët, siç bëri Erion Veliaj me godinën në Baldushk. 1 faqe e godinës që nxori në televizor ishte e lyer, 3 faqe e fshehura ishin gërmadhë, njësoj si qeverisja e Edi Ramës dhe Erion Veliajt." , shkruan Bardhi.

Krahasimi e bënë edhe mes rrobave që për Bardhin janë shumë të shtrenjta, ndryshe nga rinia shqiptare

 "Të rinjtë demokratë dhe shumica e të rinjve shqiptarë nuk vishen me xhupa 1000 euro, siç bën çdo ditë Erion Veliaj. Vlera e vetëm 1 xhupi është sa e gjithë rroga e 1 muaji e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës" ështe shprehur Bardhi në deklaratën e ti.

 Deklarata e plotë

"nuk jetojnë në vilë 1 mln euro dhe nuk bëjnë dasëm 500 mijë euro". Gazment Bardhi numëron arsyet pse të rinjtë e partisë demokratike nuk kanë asnjë ngjashmëri me mashtrimet e erion veliajt.
❌ Të rinjtë demokratë dhe rinia e Shqipërisë nuk jetojnë në vilë 1 milion euro që e kanë “blerë” me lekët e gruas dhe as bëjnë dasëm 500 mijë euro në Kala me lekët e mamit, siç bën Erion Veliaj.

❌ Të rinjtë demokratë dhe shumica e të rinjve shqiptarë nuk vishen me xhupa 1000 euro, siç bën çdo ditë Erion Veliaj. Vlera e vetëm 1 xhupi është sa e gjithë rroga e 1 muaji e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. 

❌ Të rinjtë demokratë dhe e gjithë rinia e Shqipërisë e do Tiranën. Ata nuk do ta shkatërronin atë si Erion Veliaj, që ka firmosur me mijëra leje ndërtimi për Kulla, ku pastrohen paratë e krimit të organizuar. 

❌ Të rinjtë demokratë dhe e gjithë rinia e Shqipërisë nuk i mashtrojnë qytetarët, siç bëri Erion Veliaj me godinën në Baldushk. 1 faqe e godinës që nxori në televizor ishte e lyer, 3 faqe e fshehura ishin gërmadhë, njësoj si qeverisja e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. 

❌ Të rinjtë demokratë dhe shumica e të rinjve shqiptarë nuk shkojnë me pushime çdo fundjavë në Zvicër, siç bën Erion Veliaj!
 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë