1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës
  protesta në Shkodër dhe Kukës

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës<br />  protesta në Shkodër dhe Kukës
1 maji, Dita e Punëtorëve është përkujtuar me protesta në disa qytete të Shqipërisë. Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura në Shkodër ka zgjedhur të protestojë kundër qeverisë, për premtimet e pambajtura, siç është shëndetësia falas.

Protestuesit kërkuan zgjidhje për problemet sociale e ekonomike, taksat e larta e papunësinë.

Ndërsa në Kukes kanë protestuar punonjëset sanitare të Siptalit të këtij qyteti, të cilat u larguan nga puna përmes njoftimit me postë. Ato kërkuar rishikimin e vendimit të marrë nga ana e Ministrisësë Shëndetësisë.

Në shumë vende të botës është përkujtuar sot Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve. Ditë që festohet më 1 Maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).

Në Evropë 1 Maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe