'1 mln euro për kokën e Durim Bamit' Gazetarja: Dyshohet se operacioni u dekonspirua, 2 efektivët nuk shkuan në punë ditën kur u ekzekutuan urdhërarrestet

TIRANE- Megaoperacioni  SPAK me firmosjen e 50 urdhërarresteve duke i dhënë goditje të fortë 7 grupeve kriminale më të rrezikshme në vend u dekonspirua. Kjo është dhe arsyeja pse nga 50 urdhërarresteve vetëm 20 u arritën të ekzekutoheshin në operacionin e nisur në orët e para të mëngjesit të 17 majit 2024. Nga këta 20, 12 ishin tashmë në burg për vepra të tjera penale dhe ku iu është komunikuar dhe masa e re e sigurisë.

Gazetarja e kronikës në Report Tv, Keti Banushi e ftuar në studion e '5 pyetjeve nga Babaramo', mbrëmjen e sotme në Report Tv sjell një nga provat bindëse që arrihet në këtë konkluzion, edhe pse SPAK nuk ka dhënë informacion deri tani nëse ka nisur ndonjë hetim për dekonspirim të operacionit.

Henerigert Mitri, me detyrë shef i Sektorit të Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike, dhe Komisar Klodian Shahini me detyrë shef i Seksionit të Policimit në Komunitet dhe Shërbimit ndaj të Tretëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë, Dibër kishin shkuar çdo ditë normalisht në punë, deri një ditë para se RENEA dhe forcat speciale të urdhëroheshin për ekzekutimin e urdhërarresteve. Çuditërisht mëngjesin e 17 majit ata nuk u paraqitën në punë. Ndërsa në vitin 2020 kur ishin me detyrën Drejtor i policisë së Lezhës dhe shef i antitrafikut, SPAK i akuzon se drejtonin kultivimin e kanabisit dhe organizonin lojrat e fatit në qarkun e Lezhës

"Hetimi vijon por që është dekonspiruar operacioni e tregon fare mirë fakti që dy efektivët e policisë që ishin në detyrë kanë qenë në detyrë një ditë para se të kryhej operacioni, ndërkohë  ditën që është bërë operacioni nuk kanë shkuar në punë. Kjo do të thotë që ata janë njoftuar nga kolegët e tyre. Nuk e shpjegon dot faktin se ata u zhdukën dhe nuk u arrestuan. Flitet dhe për disa personazhe që kishin qenë jashtë vendit, ishin futur në Shqipëri. Kishin informacione që ndodheshin në Shqipëri dhe sërish nuk u kapën. Dyshohen se ka dekonspirim të operacionit, tha gazetarja Banushi.

Në Shqipëri 8 u arrestuan më 17 maj, ndërsa 30 të tjerë ende nuk janë arrestuar. 

Si gazetarja Banushi edhe gazetari investigativ Ferdinand Dervishi besojnë se me këtë operacion SPAK goditi krimin në nivele të larta.

Eshtë goditur maja më e lartë. Steka e SPAK u ngrit shumë lart. Shkoi tek të paprekshmit. Shkoi te Troplinët e Durrësit. për njerëz që përfliten me kalime mielli bardhë, Ekuadori. Prandaj është për tu përgëzuar.  Kemi 2017-2021 ngjarjet më të dhunshme të zbardhura. Punë voluminoze për ti zbardhur këto ngjarje', tha Dervishi.

Në dosje zbardhen 12 episode, ngjarje të rënda kriminale mes viteve 2017-2021, që zbulohen falë zbërthimit të përgjimeve të Sky Encrochat që autoritete franceze dhe belge kanë vënë në dispozicion në SPAK. Ferdinand Dervishi tregoi kronologjinë e ngjarjeve të rënda kriminale dhe zanafillën e tyre, teksa gjithçka filloi me përplasjen mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës pas vrasjes së krahut të djathtë të Martinajt, Santiago Malko.

U zbuluan një pjesë e madhe e ngjarjeve të rënda të ndodhura dhe pazbuluara në këtë periudhë kohore që lidhin disa nga grupet e mëdhaja kriminale shqiptare të vendosura në segmentin Tiranë - Fushë Krujë - Durrës e Lezhë. Në lojë kanë qenë grupi i Ervis Martinajt, Klani 'Duka' që janë ndarë dhe u bënë kundërshtarë pas vrasjes së Malkos filloi kjo hasmëri. Kemi dhe ish deputetin e PS-së, Arben Ndoka me dyshime të forta që ish deputeti kishte se vëllai i tij u vra për shkak të politikës. Një politikan i lartë që paguan grupin e Fushë Krujës. Ky grup më ka vrarrë vëllanë dhe hasëm kam Durim Bamin. Ai organizon një numër personash për të vrarë Durim Bamin. Me dyshimin që ky kishte një vrasje politike, lidhur me grupin e Fushë Krujës. Kundër Ndokës, dalin Xhelal Rraja ai që del me shkop bejzbolli me pistoletë në dorë, Durim Bami, Endrit Dokle. Kjo periudhë është në fokus të hetimeve. Ka dhe ngjarje të tjera.

Gazetarja Keti Banushi dha detaje të mëtejshme nga dosja, teksa zbuoi se për Durim Bamin jepeshin deri në 1 milion euro shpërblim kush ta vriste. 

'Të bien në sy shumat e parave që përfliteshin për të ekzekutuar. Ndaj Durim Bamit janë bërë atentate të mbetur në tentativë. Shuma kishte shkuar deri në 1 milion euro. Dhe 200 mijë euro jepeshin vetëm si bonus. Një tjetër ngjarje ka mbetur e pa zbardhur ishte ajo e Preng Gjinit. Të gjithë personat që kanë dalë edhe tek dosjet e tjera dalin. Por Nuredin Dumani dilte edhe në këtë dosje, ishte kontaktuar për ekzekutime.

Ndërkohë avokati Arbër Hoxha zbuloi se ishte letëporosia e ardhur nga autoritetet franceze ajo që zbuloi bisedat e grupeve kriminale. Sakaq, ai shprehet se është një prej avokatëve të personave të arrestuar nga ky operacion, Mir Brulit, por edhe avokat i disa personave që janë në kërkim, të cilët nuk i bën publik emrat.

'Se si kanë ardhur këto transkripte, kanë ardhur me letërporosi. Se si i kanë marrë autoritetet franceze është e paqartë. Autoritetet gjermane dhe autoritetet italiane e kanë të paqartë nëse autoritetet franceze i kanë bastisur këto aplikacione apo i kanë hedhur vetë për të gjurmuar. Që ka një punë voluminoze të SPAK në raport me letërporosi, as që bëhet fjalë që ka. Të mjaftueshme për të caktuar masa sigurimi. Por nuk janë të mjaftueshme për të dënuar dikë. Deri tani jemi në fazën e indicieve. Jemi në kuadrin e bisedave. Jam avokati i Mir Brulit. Jam avokat historik i tyre, kanë pasur probleme me drejtësinë. Jam edhe mik i tyre, përveçse avokat. Për sa kohë janë në kërkim, nuk mund ti bëjë publike emrat. Nëse thoja nëse janë në Shqipëri apo jashtë do më hiqej licensa', tha avokati

Dosja është dëshmi e liidhjes së fortë që krimi kishte me policinë. 

Në disa komunikime thuhej, për Preng Gjini, Dumani thoshte duhen parë kushtet, vendet. Qëlluan këto komunikime që janë zbardhur. Punonjësit e policisë, drejtori i policisë së Lezhës komunikonte me Guardia di Finanza. Komunikonte me Pëllumb Gjokën për lojërat e fatit. Personi që do vriste Preng Gjinin komunikonte me punonjës i policisë, e kam bërë gati thoshte këtë herë nuk më shpëton. Dhe ndërkohë kishin Encro Chat', tha gazetarja.

Dervishi shikon me shqetësim përdorimin e sistemit TIMS nga policia.

'Kanë përdorur sistemin TIMS policët për të përgjuar hasimin e dikujt. Urdhëronte krimi drejtorin e policisë që atje të fusha me  kanabis të dërgonte policin që dëgjonte. Sa vrasës me pagesë ka patur për një dorë lekësh, të ndërmarrin një aventurë. Dikush thoshte më jep ndonjë punë të bëj një vrasje se më duhen lekë se kam hall. Kishte mbetur pa lek edhe thoshte më jep punë se kam mbetur pa lek. Kërkonte një dorë lekësh', tregoi Dervishi.

SPAK në njoftimin e datës 18 maj informoi se operacioni vijon ndërsa sot Emiljano Shullazi, Besian Xhixha, Enver Diva, Gjergj Cukali dhe Albert Zaja anëtarë të bandave të rrezikshme kriminale të godituara nga megaoperacioni i SPAK u njohën më 20 maj me masën e sigurisë arrest në burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 23:08
    'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

    Për herë të parë në një operacion SPAK arrin të gjejë dhe sekuestrojë 3 mln euro cash. Për emision “5 Pyetje nga Babaramo” gazetarja Banushi zbulon se ku ishte gjetur kjo shumë e madhe.

    “Për herë të parë është kapur një shumë kaq e madhe parash cash. 3 mln euro cash në një vend të groposura. Eurot ishin vendosur në një fuçi të groposur. Dhe SPAK sjell foton me stivën e parave' tha Banushi.

    Si u lokalizuan?

    "Padyshim ka pasur informacion pasi operacioni zgjati 20 orë. Dhe për këtë konsistoi, tek kontrollet e banesave. 3 mln eurot u gjetën në Troplinët në Durrës. Nuk pati urdhërarreste, por vetëm kontroll banese. Familja ka bërë një deklaratë që e kam lexuar në media që këto para ishin nga bizneset, por mbetet për tu parë. Ndoshta do të ketë zhvillime të tjera ky operacion”

     

    1716037953_spak.jpg

    Foto: Eurot e sekuestruara gjatë operacionit të 17 majit 2024

    Foto: Në të djathtë fuçia ku u gjetën të groposura gati 3 mln euro
    Ora 22:12
    Ku është Ervis Martinaj? Dervishi për '5 pyetje nga Babaramo': U eliminua me mbështetje politike dhe të biznesit

     

     

    I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” sot në Report Tv gazetari investigativ Ferdinand Dervishi thotë se dosja hedh dritë dhe mbi fatin e mbretit të lojrave të fatit, Ervis Martinajt, të zhdukur prej gushtit 2022. 

    “Me këtë dosje del se Ervis Martinaj u eliminua nga një suport politik dhe i biznesit” thotë Dervishaj.

    Ai beson se me këtë operacion është goditur maja më e lartë

    "Steka e SPAK shkoi tek të paprekshmit. Tek Troplinët e Durrësit.U ngrit steka shumë lart e kjo është për tu përgëzuar. Janë 12 episode të zbardhura. Është bërë një punë shumë voluminoze" thotë më tej ai.

    Ora 22:03
    'Jemi të vonuar në zbardhjen e bisedave në Sky Encrochat', gazetarja në '5 Pyetjet': Pjesa më e bukur kur të dalin bisedat e politikanëve

     

    Gazetarja Keti Banushi zbuloi në '5 Pyetjet' se Prokuroria në Shqipëri është prapa me zbardhjen e bisedave në Sky Encrochat të ardhur nga autoritetet belge dhe franceze. Shtetet e tjera sipas saj e kanë kryer zbardhjen e letërporosive. Ndërsa avokati Hoxha thotë se letërporosia ka ardhur me hard disk.

    Banushi: Ne jemi shumë të vonuar. Shtetet e tjera e kanë mbaruar. E bukura kësaj është kur të dalin politikanët. Ka përfunduar ardhja e materialeve. Tani është zbardhja.

    Hoxha: Kanë ardhur me hard disk. Janë diku te 80 giga.

    Banushi: Tani është lidhja e ngjarjeve me ato komunikime.

    Ora 21:44
    Drejtori i Policisë së Lezhës kishte komunikime në Sky, Keti Banushi: Nga ana tjetër komunikonte me drejtorin e Guardia di Finanza

     

    Gazetarja Keti Banushi dha disa detaje nga dosja e SPAK mbi gjetjet e komunikimeve të Sky Ecc të ardhur me anë të letërporosisë nga autoritetet franceze. Banushi zbulon se për kokën e Durim Bamit ofroheshin deri në 1 milion euro. Ndërsa në dosje del dhe emri i Nuredin Dumanit, i cili ishte kontaktuar për një vrasje.

    'Të bien në sy shumat e parave për të ekzekutuar. Ndaj Durim Bamit janë bërë atentate të mbetur në tentativë. Shuma kishte shkuar deri në 1 milion euro. Dhe 200 mijë euro jepeshin vetëm si bonus. Një tjetër ngjarje ka mbetur e pa zbardhur ishte ajo e Preng Gjinit. Të gjithë personat që kanë dalë edhe tek dosjet e tjera dalin. Por Nuredin Dumani dilte edhe në këtë dosje, ishte kontaktuar për ekzekutime.

    Në disa komunikime thuhej, për Preng Gjini, Dumani thoshte duhen parë kushtet, vendet. Qëlluan këto komunikime që janë zbardhur. Punonjësit e policisë, drejtori i policisë së Lezhës komunikonte me Guardia di Finanza. Komunikonte me Pëllumb Gjokën për lojërat e fatit. Personi që do vriste Preng Gjinit, komunikonte me punonjës i policisë, e kam bërë gati thoshte këtë herë nuk më shpëton. Dhe ndërkohë kishin Encro Chat', tha gazetarja.

    G.K/M.Q./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • AltinTop: 21/05/2024 09:27

      Ne Shqiperi ka “Te fortet” sepse jane te lidhur me politiken…Duhen burgosur me shume politikane dhe shefa policie…prandaj lulezojne keta “te fortet”

      Përgjigju
    • Sokoli: 21/05/2024 05:25

      Per 48 ore behet zap ky vend por sdo njeri ende. Kta trimat jan lepurusha ordinere qe kane gjetur fushe te lire e bejne po e shohin kta kur te behen 3-4 te forte tamam me ligjin se cfare i punojn. Do ja u shtypim koken ore kriminela e politikane. Populli do fitoj sic ka fituar dhe kur erdhi Enver Hoxha e baballaret tuj bejshin cicin ne breke.

      Përgjigju
    • Beni: 20/05/2024 23:49

      Te pabese qe te gjithe. Ne fund e mashtruan Visi, hajde se kemi kap Valterin.. shkoi si dele dhe e hoqen qafe. Polici qe e shoqeroi e tradhetoi dhe kete dhe Brilantin.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



    ×

    Lajmi i fundit

    Euro 2024/ Rotacioni me Shqipërinë, de la Fuente i Spanjës: Kërkojmë fitoren, jemi larg ekipit të 2008-ës

    Euro 2024/ Rotacioni me Shqipërinë, de la Fuente i Spanjës: Kërkojmë fitoren, jemi larg ekipit të 2008-ës