Tirane- Policia ka vënë në pranga Xhelal Rrajën, i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
Ndaj Rrajës, GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.
Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xhelal Rraja. Xhelal Rraja ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", në vijim të operacionit "Revanshi", për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje, informoi sot policia e shtetit.
Xhelal Rraja, është vëllai i ish-deputeti socialist Rrahman Rraja dhe akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të siguronte kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish deputetit socialist Arben Ndoka, i cili
Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha. Sipas dosjes Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.
Në maj 2024 me kërkesë të SPAK GJKKO firmosi 50 urdhërarreste për anëtarët e 7 grupeve kriminale më të mëdha në Shqipëri, me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të vendit.
Në kuadër të Operacioni “Revanshi” në datat 17 dhe 18 maj 2024 u ekzekutuan 20 urdhërarreste. Operacioni vijon për arrestimin e personave të tjerë për të cilët është firmosur urdhërarrrest. Emrat dhe rolet e i tyre dolën në skenë, pas zbërthimeve të aplikacioneve Sky ECC dhe Encro Chat. Gjatë operacionit u sekuestruan prona me vlerë 4.5 mln euro, mes tyre gati 3 mln euro cash.
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.6%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 2676
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua për herë të dytë në Dubai, Durim Bami kërkon të mos deportohet në Shqipëri: Më rrezikohet jeta, 16 persona duan të më vrasin
29 Tetor, 13:15
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019, GJKKO dënon me 25 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal! 6 vite për nipin e ish-deputetit socialist
18 Tetor, 20:13
-
Oltion Bistri i porositi për 1.3 mln euro, kontrata u zgjidh! GJKKO i kthen kompanisë së ndërtimit 5 apartamente, parapagesa i kalon shtetit
9 Tetor, 13:47
-
SKEDA/ Nga Fatos Nano dhe Safet Zhulali, te Saimir Tahiri, Lefter Koka dhe Ervin Salianji! Ja ministrat dhe deputetët e arrestuar e dënuar nga Drejtësia
26 Shtator, 16:14
-
U kap në bisedat e Sky Encrochat, GJKKO lë në burg Henerigert Mitrin, ish-drejtor i Policisë Lezhë
14 Shtator, 10:07
-
‘Revanshi’/ Ish-kreu i Policisë së Lezhës u vetëdorëzua, të premten para GJKKO! Si dekonspiroi operacionet e ‘Guardia di Finanza’
12 Shtator, 18:39
-
'S'kam përdorur Sky'! Zbardhet dëshmia e Marklen Hakës në seancë, mohon se mori pjesë në atentatin ndaj Durim Bamit! GJKKO e lë në arrest me burg
8 Shtator, 11:59
-
Pakti i fshehtë në 'Sky' mes Behar Bajrit dhe Durim Bamit: Ti më vrit Dorian Dulin,unë ju vras Arben Ndokën
8 Shtator, 11:03
-
Operacioni 'Revanshi’/ RENEA arreston Marklen Hakën, pjesë e 'Bandës së Niklës', do vriste Durim Bamin! 4 ditë nën vëzhgim, tentoi të ikte kur u bastis banesa (VIDEO)
6 Shtator, 15:49
-
Donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje! Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli! Pjesë e grupit të trafikut të drogës të Ervin Matës e Eralbi Breçanit
23 Gusht, 08:51
-
Arrestimi i Durim Bamit në Dubai, kryepolici Rrumbullaku: S'është liruar, i është lehtësuar masa! Burime për 'Report TV': Ndodhet në arrest shtëpie
14 Gusht, 12:28
-
Arrestohet në Gjermani Fabio Ballabani! Shullazi i dha urdhrin nga qelia, dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani
14 Gusht, 12:24
Ta dini ju ke keni kap sdo e besoni as vet.Ky eshte koka e te gjitha te kqijave ne fush kruje te bera nga fisi i ktij krimineli. Denimin me vdekje e ka pak ky vrases gjakftohte. E te mendosh qe ky killeri ishte Drejtor i OSSH ne F.Kruje.E keni len zonen pa drejtor te partise.o zot ku jetojme.
PërgjigjuPopo po ato tjt pse si kan qit se I palosin sa te dalin
Ku merr vesh ti more djale, mbasi te mbaroje burgun e shkurter maksimumi 3 vite, Rama do e kandidoje per deputet dhe kete. Kriteret i ka plotesuar dhe e do populli i zones. Ky vend nuk behet me.
Koka kan qene RREM HAKA si te vrite mes dites ene dilte pazarit jo tu vra me lek ene tu mcef ferres
Cfare rrace keta! I mbrojten sa i mbrojten kur rrahen ata te shkretet ne fushe kruje, po ja qe i dolen petet byrekut
PërgjigjuMblidhet litari , dhe vjen vet kali te strumullari