E majta fitoi në Francë/ Të ftuarit në '5 Pyetjet': Raundi i parë ishte votë kundër Macron, i dyti kundër Le Pen

Zgjedhjet në Francë panë fituese të majtën e bashkuar, e cila mori votë popullore nga francezët si protestë ndaj së djathtës ekstreme dhe Marine Le Pen. Në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ u diskutua me analistët mesazhi i këtyre zgjedhjeve për Francën dhe Europën. Ish Ambasadori Agim Nesho u shpreh se pati reagim nga populli francez.

'Ka një ecuri. Ne e kemi diskutuar pritej një gjë e tillë. Pati reagim nga francezët. Janë sovranistë nuk pranojnë të delegojnë të drejtat e kombit të tyre në BE. I dhanë partive të tjera nacionaliste më prioritet dhe u duk se e djathta ekstreme kishte mundësinë.

Votuesit kanë votuar të majtën. Macron u shpreh se me Melenchon nuk do bëjmë kurrë koalicion. Ka një simpati për diktatorët e Amerikës Latine. Ka një manifest, program i së majtës një revolucion për shoqërinë franceze. Por nuk është figura që mund të krijojë kompromis me pjesën tjetër të spektrit. Brenda grupimit të tyre ka konkurrencë. Mund t’iu besohet një figure të social demokratëve.'

Deputeti i PS-së Etjen Xhafaj theksoi se pati një kompromis të gjerë kundër Le Pen.

'Nuk është më tepër fitorja, sesa rreshtimi i dy forcave popullore për tju kundërvënë Bashkimit Kombëtar. U bë një kompromis të gjerë, u dakordësua që ata kandidatë të mos ndanin vota mes qendrës dhe të majtës por të godisnin Bashkimin Kombëtar. Edhe Le Pen e quajti një kompromis.  Pati një frikë se ardhja e së djathtës ekstreme do kishte ndryshim në vend. Ish Fronti ka patur qëndrime radikale që nga mohimi i Holokausti dhe deri tek qëndrimet për Rusinë. U bashkërendua kundër rrezikut kryesor të Le Pen. Pati shumë më tepër njerëz që e panë shumë këtë rrezik dhe u angazhuan për të votuar. Diferencat janë bërë nga këta njerëz që u shtuan. Pati një tërheqje të presidentit Macron nga fushata e hapur. Tërheqja e Macron tregon se aleanca e partive të tij nuk donin që këto zgjedhje të ishin referendum kundër liderit.'

Eksperti Emilio Çika nënvizoi se Macron mori një goditje shumë të madhe.

'Forca e Macron ka marrë goditje shumë të madhe. Edhe pse ka një pazëll elektoral që është e vështirë për tu zgjidhur. Lëvizjet e fundit tregon se situata politike në Francë nuk e kristalizuar. Ndoshta mund të shkohet në një qeveri teknike. Rrjedhimisht flasim për një aksion politik me zgjedhjet. Mund të jetë në ADN e francezëve që liderin e tyre politik mund ta çojnë drejt gijotinës. Presidenti aktual luajti shumë me këtë fat. E shumta do zgjasi deri në mbarimin e mandatit. Macron kërkon të jetë vazhdimisht në prezencë qoftë në skenën politike franceze qoftë ndërkombëtare.'

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi tha se Macron shpëtoi projektin e vet politik.

'Le Pen dhe Bardella parandjenë humbjen. Nëse i ndajmë blloqet, Le Pen e ka fituar betejën e saj. Ka marrë 12 milionë vota, nga 4 milionë në 4 vite. Ka rreth 120 deputetë. Ndërsa Melenchon ka 75 deputetë. Fakti që është shok që e djathta ekstreme nuk ka fituar shumicën absolute tregon sa ka ndryshuar politika në Francë. Ajo nuk fiton dot në 2027,pasi gjithë Franca u vu kundër saj. I duhet shumë vota, dhe të mbyllë ato 66 që ka marrë e djathta. Mësimi për të është që pastrojë edhe më shumë partinë dhe të shkojë edhe më shumë drejt qendrës.

Është shumë e vështirë të bëhet qeveria në këtë mënyrë. Është një koalicion që nuk ka lidhje me njëri tjetrin. E pamundur të nxjerrin një kandidat. Macron shpëtoi projektin e vet politik. Figurat kryeministrat kanë pasur gjithnjë aspiratat për tu bërë president. Macron është duke kultivuar dikë të ngjashme me të si Gabriel Attal.'

Juristi Kreshnik Spahiu hedh mendimin e tij se partitë e ekstremit të djathtë në Francë dhe Gjermani janë të financuara nga Moska në mbështetje të politikave të tyre anti BE.

'Partitë e djathta të ekstremit kanë përfituar nga kjo situatë në dy vendet ekstremi i djathtë dihet zyrtarisht kanë aleat Moskën dhe janë financuar nga regjimi politik dhe spiunazhi rus. Ka informacione edhe nga Kina. Elektorati e mbështet. E njëjta gjë për Le Pen, dihen financimet nga Rusia. Në pjesën e djathtë nuk ka ndikuar negativisht. Lufta në Ukrainë i dha një shtytje fatale regjimeve në Paris dhe Berlin,' thotë Spahiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:10
Spahiu: Nëse Le Pen do merrte pushtetin në Francë, do dështonte për largimin e emigrantëve dhe mbylljen e kufijve

Kreshnik Spahiu mendon se nëse Le Pen do vinte në pushtet këto zgjedhje nuk do mundte të përmbushte premtimet apo politikat e saj në Francë në raport me emigracionin. Sakaq, ai shtoi tek '5 Pyetjet me Babaramon' se partitë nacionaliste dhe ekstreme të djathta e kanë të vështirë të nxjerrin Gjermaninë apo Francën nga kriza e emigrantëve.

'Partitë e djathta janë rreshtuar hapur kundër Ukrainës. Qoftë Le Pen, qoftë Afd janë kundër mbështetjes me Ukrainë dhe pro marrëveshjes me Putinin. Kjo dihet pasi shumë janë dhe të pakënaqur me emigrantët nga Ukraina. Në Gjermani kanë ardhur 1 milion ukrainas të cilët mbahen nga taksat e qytetarëve gjermanë. Emigrantët ukrainas bëjnë një jetë luksoze në Europë dhe shikohen me skepticizëm për mbështetjen që i jepet. Macron mund të mos kishte shpallur zgjedhjet. A do rritet e djathta ekstreme në Gjermani dhe Francë? Një ardhje e Le Pen në pushtet do e dobësonte në të ardhmen deri në zgjedhjet e ardhshme ku Le Pen mund të marri mazhorancën dhe pushtetin. Mund të ishte e kundërta.

Të gjitha premtimet e nacionalistëve janë teorike pasi nëse do kenë pushtetin do e kenë të vështirë të nxjerrin Francën dhe Gjermaninë nga kriza e emigrantëve. Kanë nevojë për krah pune. Një i ri gjerman nuk punon as hidraulik as kamarier. Këtë nuk e zgjidh Le Pen. Për këtë arsye e keqja më e vogël Le Pen të kishte ardhur në pushtet dhe të vihej në provën e zjarrit për të zbatuar premtimet e veta. Të jeni të sigurt që nuk do kishte rritje. Ende e djathta ekstrem dhe euro skeptikët pjesë e planit të Rusisë për shpërbërjen e BE-së, Le Pen nuk ka shumicë në parlamentin europian. A është më e mirë të ishte tani në pushtet apo të ketë më pas të gjitha pushtetet?', thekson Spahiu.

Ora 21:38
Spahiu: E djathta ekstreme franceze dhe gjermane financohen nga Moska, si plan për shkrirjen e BE

Kreshnik Spahiu komentoi tek 5 Pyetjet me Babaramon në Report Tv, rezultatin e zgjedhjeve në Francë që panë fituese të majtën e bashkuar. Sipas tij e djathta ekstreme financohet nga Rusia dhe Kina për destabilizimin dhe shpërbërjen e Bashkimit Europian.

'Kam një analizë të qartë për këtë situatë që ka një shkak pasojë. Dua të kujtoj një intervistë të kapiteni të kombëtares gjermane Toni Kroos që thoshte nuk mund të flija i qetë në Madrid dhe të lija vajzën të dal vetëm në rrugët e Berlinit. Krimi dhe ka nxjerrë jashtë rregullit Gjermaninë. Pjesa më autoktone ndjehen më të pasigurt në shtetin e tyre. Për shkak të inflacionit, pasigurisë, krize shumë të fortë bankare që ka futur në kolaps ekonominë e këtyre vendeve. Ka një pjesë të popullsisë të lodhur me të majtët.

Partitë e djathta të ekstremit kanë përfituar nga kjo situatë në dy vendet ekstremi i djathtë dihet zyrtarisht kanë aleat Moskën dhe janë financuar nga regjimi politik dhe spiunazhi rus. Ka informacione edhe nga Kina. Elektorati e mbështet. E njëjta gjë për Le Pen, dihen financimet nga Rusia. Në pjesën e djathtë nuk ka ndikuar negativisht. Lufta në Ukrainë i dha një shtytje fatale regjimeve në Paris dhe Berlin,' thotë Spahiu.

G.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari