'1 milion italianë vizituan Shqipërinë në 2024!' Rama: Më marrin në telefon e më thonë duam të jetojmë këtu

TIRANE- Shqipëria po kthehet gjithnjë e më tepër në një vend atraksioni për italianët. Mbi 1 milionë shtetas të vendit fqinj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, informoi sot kryeministri Edi Rama gjatë podcastit 'Flasim' me Ilir Shaqirin, balerini i njohur që tani punon dhe jeton si koreograf, menaxher eventesh artistike. 

Rama ndau dhe një eksperiencë personale si shumë italianë e marrin në telefon ta pyesin për jetën këtu. 

Edi Rama: Vjet, 1 milionë italianë erdhën  në Shqipëri. Një pjesë janë shqiptarë me pasaportë italiane, por një pjesë dërrmuese janë italianë, italianë. Mua më marrin më pyesin, ku vihet, si vihet, duam të blejmë shtëpi, të jetojmë në Shqipëri.

 Ilir Shaqiri: Më ndodh dhe mua. Pyesin ku është më bukur, ku është më lirë, ku kënaqemi më shumë? Është non stop.

Edi Rama: Ka ndryshuar shumë perceptimi për shqiptarët?
Ilir Shaqiri:  Shkoj çdo javë. E në krahasim me vite përpara është nata me ditën. Nuk është kompleksi, që dikur ngushtoheshin shpatullat. Shikoj avionët që janë plot, dhe kur kthehem shoh familje me kalamaj që ikin të bëjnë fundjavën në Itali, ndërkohë që italianët nuk shkulen nga Italia. Shoh shqiptarë që ikin e vijnë për qejf në Itali.

I lindur në një familje balerinësh të mirënjohur, prej shumë vitesh tashmë ai jeton mes Itali ku edhe ka krijuar familjen e vet dhe Tiranës ku ka prindërit dhe të vëllanë.

Me rreth 35 vite eksperiencë në skenën shqiptare dhe atë italiane ku ka dhuruar emocione si balerin në programe të njohura italiane si,  “Buona Domenica”, “Amici”, dhe  ”La Corrida”, Shaqiri tregon se asnjëherë nuk e ka parë veten të shkëputur nga Shqipëria

Për Shaqirin, Shqipëria është transformuar shumë vitet e fundit duke ofruar atë dinamizëm, të cilin siç u shpreh ai nuk e gjen dot më as në Itali.

“Italia vitet e fundit ka një lloj lodhjeje. Mbyllen kompanitë e kërcimit, të aktrimit, artit. Trenat janë të shpejtë ndërsa njerëzit janë bërë shumë të ngadaltë”, u shpreh ai.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luani: 03/02/2025 13:39

    Z Patronazhist mos u kruaj me fik deti.

    Përgjigju
  • Patronazhisti: 02/02/2025 13:51

    O qytetari nga Vlora po ce do nr e KM apo te spiunosh.do te gjejm kush je dhe e di vet ti

    Përgjigju
  • Qytetar nga Vlora: 02/02/2025 08:52

    Përshëndetje z Kryeministër! Nr e tel mund ta bëni publik se njerëzit kanë alle e probleme që pushtetarët tuaj nuk u japin zgjidhje dhe kanë frikë tua bëjnë të ditur juve.Më mirë publikoje nr e tel që të jeni më i drejtëpërdrejtë me qytetarin.

    Përgjigju
  • Iris: 02/02/2025 04:57

    Sigurisht qe mund te jetohet aty me rroga te huaja e me pensione te huaja,je ne gjendje te perballosh cmimin e blerjes se nje shtepie,te nje qiraje,po keshtu je ne gjendje te perballosh cmimet e tregut ushqimor e te mallrave,je ne gjendje te perballosh billa e taksa,ke mundesi te zgjedhesh spitalin privat dhe po t'u desh,po te jesh nje nga keta pleqte italiane,ja ku eshte Italia,nje hedhje guri,shkon kur te duash.Shqiperia eshte shume e lire per te huajt,por sa mund te perballohet nga vendasit,kjo eshte ceshtja?!

    Përgjigju
  • Or tej: 01/02/2025 23:49

    Na e jep numrin edhe ne tjereve se i kam nja 2 fjale per te ti thane or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • adi: 01/02/2025 11:06

    ore kush e mer ne telefon kete, ky seshte ne terezi. KUSH DON TE JETOJE KETU? ne po ikim tgjithe. e ka humb ky fare pz

    Përgjigju
    • Marin: 01/02/2025 16:15

      Fjale me vend, por une do te shtoja se asht politika e tij e degjenerume, lavire.

  • Ardi: 01/02/2025 11:05

    Ashtu eshte o shoku legen sic thua ti,,, italianet qe ti fut ketu ne Shqiperi pastrojne lekun si puna jote... I nderuar Vampir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 5 Mars, 09:14

    Rreth 235 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Asllani shkëlqen, Interi fiton 0-2! Bayern bën për ‘aspirina’ Leverkusenin, Barça sukses minimal! Liverpool mposht PSG-në

Champions League/ Asllani shkëlqen, Interi fiton 0-2! Bayern bën për ‘aspirina’ Leverkusenin, Barça sukses minimal! Liverpool mposht PSG-në