1 muaj agjërim,balerini tek të varfrit:
Kuptova si jetohet me barkun bosh

1 muaj agjërim,balerini tek të varfrit:<br />Kuptova si jetohet me barkun bosh
“Një muaj agjërim dhe arrita të kuptoj se sa e vështirë dhe sakrifikuese është të jetosh me barkun bosh”, është ky rrëfimi i balerinit Erald Zela.
 
Eraldi ka zgjedhur që në këtë ditë feste të jetë më pranë atyre që rrethanat i kanë detyruar të vuajnë varfërinë në çdo ditë të jetës së tyre.
 
Balerini i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në përfundim të agjërimit 1 mujor, me ushqime në duar, ka nxituar të shkojë të japë kontributin e tij në ndihmë të njerëzve në nevojë.
 
Për Shqiptarja.com ai  tregon se kjo është një nismë individuale të cilën e ka përsëritur edhe herë të tjera, megjithatë tashmë pas Ramazanit të parë që ka mbajtur është më i vetëdijshëm mbi vuajtjet e atyre që u mungon ushqimi.
 
Mes të nxehtit dhe provave të pandërprera, Eraldi nuk është lëkundur për asnjë moment në agjërimin e tij.
 
“E kam mbajtur gjatë gjithë kohës ku kemi qenë me prova në Tiranë dhe jashtë saj. 3 ditë kemi qëndruar në Korçë ku u përurua teatri dhe për asnjë moment nuk e kam ndërprerë”, shprehet ai.
 
Një gjest që jep shpresë dhe fal sadopak buzëqeshje për ata që falë Eraldit gëzuan në këtë ditë feste.

erald zela

	erald zela

	erald zela

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament