1 muaj kontrolle në plazhe/ Klosi bën bilancin: Liruam hapësirat publike, u formalizuan subjektet turistike

TIRANE - Thuajse 1 muaj, nga urdhri i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit për verifikimin e ligjshmërisë në stacionet e plazhit dhe në strukturat akomoduese, ministri Klosi, në prani të prefektëve të zonave bregdetare dhe bregliqenore, zbardh masat e marra nga bashkitë dhe subjektet turistike, në zbatim të VKM-së për “Stacionet e Plazhit”.

“Në fillim të muajit Qershor kur filluam inspektimin në të gjitha zonat e plazhit kishim nivel minimal strukturash, që funksionin me kontrata me bashkitë e zonave bregdetare. Kishim numër të konsiderueshëm strukturash të cilat nuk kishin fare nipt në zyrat e tatim taksave. Struktura të cilat funksionin, duke shfrytëzuar plazhet në mënyrë abuzive. Vetëm nga kjo punë e madhe e realizuar nën drejtimin e prefektëve sot nga 1100 subjekte operuese në territorin e plazhit janë vërejtur plot 650 kontrata të lidhura nga bashkitë, megjithatë detyra e Task Forcës është që ta çojë në 0 numrin e subjekteve, që e ushtrojnë aktivitetin pa kontratë me bashkitë”, tha ministri Klosi.

 Ai shtoi se janë verifikuar plot 460 pika vrojtimi me 300 vrojtues të certifikuar gjithsej, numër që gjithsesi duhet shtuar.

“Sistem që ka ulur në mënyrë drastike numrin e jetëve të humbura në plazhe, gjatë muajit Korrik. Jemi në nivele shumë të mira krahasuar me vitin 2018 dhe jemi jashtëzakonisht shumë më mirë sesa në 2017-n sa i takon numrit të jetëve të humbura në plazhe. Numri i subjekteve të formalizuara është rritur nga 922 që evidentuam në 1 qershor, sot kemi 1100, pra 178 subjekte të tjera janë formalizuar”, tha ministri Klosi.

Ai gjithashtu foli edhe për masat e ndërmarra nga Task Forca e Turizmit për lirimin e plazheve publike në disa qytete të vendit.

“Sot kemi të paktën në zonën e Durrësit, në plazhin e madh 10 hapësira për plazhe publike; në plazhin tek Shkëmbi i Kavajës janë hapur 9 plazhe publike, po njësoj edhe në Currila; Në bashkinë e Vlorës kemi 15 sipërfaqe të reja publike; Saranda ka vënë në dispozicion plazhin publik, plazhin e ri si dhe plazhin  e centralit, po të njëjtën gjë kemi edhe në Ksamil. Në plazhet e Himarës, plazhet publike janë vendosur në qendër Himarë, Livash, Jal, Dhërmi, Palasë Lukovë dhe Bunec. Në Shëngjin, Tale ka po ashtu hapësira dedikuar publikut. Në Velipojë kemi akoma shqetësim por janë përcaktuar dhe ka filluar procesi i hapjes së hapësirave publike për njerëzit e thjeshtë që duan të shfrytëzojnë plazhet pa pagesë”, u shpreh ministri Klosi, i cili tha se inspektimet në terren do të vijojnë deri në përmbushjen 100% të kritereve të ligjshmërisë, që rrjedhin nga VKM-ja për “Stacionet e Plazhit”, në çdo centimetër plazh privat dhe publik në vend.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)