Një orë pas mbledhjes së seancës së parë parlamentare pas konstituimit të parlamentit, Partia Socialiste do të mbledhë grupin parlamentar.
Report Tv mëson se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 dhe do të drejtohet nga Taulant Balla, i cili gjatë mandatit të tretë të qeverisjes nga kryeministri Edi Rama, do të vazhdojë të kryejë këtë detyrë, por jo atë të sekretarit të përgjithshëm të PS. Ky post pas 4 vitesh në drejtimin e Ballës, i është besuar Damian Gjiknurit
Pasditen e nesërme deputetët do të mblidhen për të ngritur të gjitha strukturat e reja të parlamentit. Në rendin e ditës është parashikuar miratimi i përbërjes së 8 komisioneve të përhershme; 5 prej të cilave drejtohen nga mazhoranca dhe 3 nga Partia Demokratike. Gjithashtu nesër do të ngrihet edhe byroja e Kuvendit dhe sekretariatet.
Gjatë javës së ardhshme, Parlamenti pritet të mblidhet edhe për miratimin e qeverisë Rama, por data mbetet në dorë të Presidentit të Republikës, i cili duhet të dekretojë emrat e ministrave.
Duke iu referuar vendimit të Gjykates Kushtetuese, Ilir Meta nuk mund të refuzojë asnjë prej ministrave që janë zgjedhur deputetë. Mirëpo ky i fundit fillimisht i ka dërguar një kërkesë prokurorisë ku i kërkon informacione nëse kandidatët e propozuar janë në procese gjyqësore, apo mund të jenë në fazë vlerësimi për t’u nisur hetime ndaj tyre.
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
75.1%
-
Të gabuar
19.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2618
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Replika për dënimin me 1 vit burg të Salianjit!/ Rama: Drejtësia më në fund jashtë duarve të politikës! Bardhi: Frikacak, keqpërdore gjykatën! Kryeministri: Mezi prite ta heqësh qafe shokun shpifës
26 Shtator, 16:19
-
Alban Daci: Shpesh nuk jemi kundër Ramës, por për shkak të ideve që ai ka!
26 Shtator, 13:52
-
Balla takon në New York dy yjet e America’s Got ‘Talent Balla Brothers’: Rekordin e tretë Guinness do ta thyejnë në Shqipëri
26 Shtator, 13:16
-
Rama në SHBA, merr pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste
25 Shtator, 21:31
-
Mero Baze: Çfarë kërkojnë bektashinjtë, çfarë promovon Rama dhe çfarë fantazojnë shqiptarët
25 Shtator, 20:22
-
‘Shteti Bektashi’, eksperti i gjeopolitikës: Rama të sqarojë kornizën ligjore, cenohet Kushtetuta
25 Shtator, 18:54
-
‘Shteti Bektashi’, Rama nga SHBA: Do e votojmë konform Kushtetutës! Janë si komunitet jetim, thesar që s’do e lëmë të tretet
25 Shtator, 15:37
-
Zbulohet një varrezë historike e periudhës helenistike në Shënmri, Rama: Vlerë e shtuar e trashëgimisë kulturore
25 Shtator, 14:20
-
Plani i Ramës për një shtet Bektashi, BE për Report Tv: S’kemi komente në këtë fazë, mbështesim tolerancën dhe dialogun ndërfetar, s’kemi kompetenca
25 Shtator, 13:07
-
Ilir Yzeiri: Bektashinjtë, shteti dhe delirantët e patriotizmës së akshamit
25 Shtator, 12:11
-
Libra shqip për nxënësit e diasporës, Rama: Mësojnë traditat dhe kulturën shqiptare
25 Shtator, 08:51
-
‘Shteti Bektashi’, Rama: Padija ekstreme e kritikëve më bind se duhet realizuar! Por nga ideja tek jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë
25 Shtator, 07:23