1 Qershori! Humbën fëmijët, nënat urojnë festën me lot në ’Pa Gjurmë’

Nëna e baballarë, motra dhe vëllezër mes lotëve bëjnë apel për ndihmë, në këtë ditë të veçantë kushtuar pikërisht atyre, që humbën fëmijë dhe sot janë në moshë madhore, por fati i tyre ende nuk dihet. Pista e dyshimit për familjarët mbetet ajo e rrëmbimit, ndërsa ata u zhdukën nga qytete të ndryshme, disa prej të cilëve edhe nga oborri i shtëpisë.

Më i vogli 4 dhe e më madhja 14 vjeçe, njihuni me skedën e disa prëj fëmijëve të humbur që u denoncuan në emisionin ’Pa Gjurmë’, nga ku kërkimet vazhdojnë ende sot.

Femijet e zhdukur qe kerkohen ne studion e emisionit 

Forcim Sulkja

Forcim Sulkja, 13-vjeçari nga Peqini u zhdukmbrëmjen e 21 qershorit të vitit 1997. I mituri ishte duke luajtur në bilardon e fshatit, kur u thirr nga një person i panjohur, për të mos u kthyer më. Familja ngre dyshime tek pronari i bilardos, si personi që din të vërtetën, pasi ishte i fundit që e pa 13-vjecarin të largohej.Një dëshmi tronditëse mbërriti nëprogram mbi rrëmbimin e 7 fëmijëve shqiptarë, të cilët pasi u morën peng u mbyllën në bodrumin e një pallati 5 katësh në Selanik. Mes tyre dyshohet të ketë qenë edhe Forcim Sulkja, 13-vjeçari nga Peqini i cili rezulton i humbur prej 23 vitesh.Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998 ndërsa dëshmitari ka udhëtuar ilegalisht drejt Greqisë, kundrejt parave. Ai ka qëndruar për disa ditë në të njëjtin bodrum me 7 fëmijët e rrëmbyer. Dëshmitari përshkruan të njëjtën fizionimi të djalit për të cilin dyshon se është i njëjti, që kërkohet në emision.

Xhevair Gezdari

Xhevair Gezdari u rrëmbye afro 30 metra larg oborrit të shkollës në vitin 1995. Dëshmitarët panë se nga njëmakinë e zezë doli një person, i cili pasi u afrua, futi brenda në makinë13-vjeçaritn.Dyshohet se bëhet fjalë për një person i cili ishte pjesë e një kompanie private e licencuar në atë kohe që të operonte në Shqipëri për kërkime nafte, në Petrelë të Tiranës. Një nga informacionet që ka mbërritur në familje, ngre dyshime se Xhevahiri u trafikua në Kanada.

Artur Cara

Artur Cara humbi gjurmët nga 7 korriku vitit 2004 nga Elbasani. Nga shtëpia doli bashkë me të vëllanë për të shitur qese plastike, në markatën e qytetit. Drekuan bashkë dhe u ndanë lanë takim në orën 16:00. Dyshimi i familjarëve është ajo e pistës së rrëmbimit. Një dëshmitare e patë shoqëruar nënë shoqërinë e një burrë, duke vendosur në bagazhin e makinës qese me ushqime. Që nga ai moment për Arturin që sot është 25-vjecar, nuk asnjë informacion.

Bleona Mata

Nëse ky do të ishte viti që do të festonte ditëlindjen e saj të 17-të, në gusht të këtij viti mbushen plot 11 vite nga humbja e Bleona Matës. Një nga zhdukjet më të bujshme, të dekadës sëfundit kjo ngjarje mbetet ende e veshur me mister. Që në nisje të emisionit investigativ ‘Pa gjurmë’, historia e Bleona Matës që u zhduk më 22 maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtinë në malin Pikëllimë në Zapod të Kukësit, sëbashku me 5 vajza të afërme të saj vijon të ngjallë tek publiku mjaft reagime. Shumë prej dëshmive që kanë mbërritur në emisionin ’Pa Gjurmë’ na kanë tronditur, por edha kanë çuar në pista të tjera kërkimi.

Jonuz Luga

Vogëlushi 4-vjeçar nga Durrësi u rrëmbye në oborrin e shtëpisë se gjyshes se tij. Teksa po luante pranë një makine të vjetër, i humbet nga sytënënës së tij. Pas një hetimi në prokurorinë e Durrësit u zbuluan emrat e rrëmbyesve të Jonuz Lugës. Vogëlushi ishte rrëmbyer nga fqinja e gjyshes, Majlinda Demo, ku kjo e fundit ia kishte dorëzuar djalin porositësit, Flamur Dino dhe kishte marrë në këmbim 300 mijë lekë të vjetra. U mësua se 4-vjecari qendroi disa ditë në Fier dhe më pas u shit në shtetin grek.

Juliana Hoxha

Ishte 6 vjece kur Juliana Hoxha nga Tirana doli nga banesa me para në dorë për të blerë tullumbace. Ajo shkoi në kioskën pranë shtëpisë ku banonte, pranë Spitalit Pediatrik në kryeqytet. Në vendin ku u zhduk u gjet vetëm tullumbacja. E vetmja dëshmi është ajo e nje zonje e cila pavajzën e vogël, kur pranë iu afrua një makinë tip " Benz" me derën e hapur. Nga makina u pa të zbriste një femër bionde, që zgjati duart dhe e rrëmbeu. Sot Juliana është 35 vjeçe.

Violeta dhe Ndue Nikolli

Vëlla e motër, Violeta dhe Ndue Nikolli nga Lezha u zhdukën në zonën e Tales. Ishte data 19 nëntor 1998, kur të dy u panë për herë të fundit nga fqinjët, në një mot të keq me erë dhe shi.Violeta 14 vjece dhe Ndue 11 vjecu zhdukën në rrethana misterioze.

Mitat Ibrahimi

Sapo ishte kthyer nga shkolla, la çantën dhe doli të luante me bashkëmoshatarët. Mitat Ibrahimi nga Maqedonia e Veriut ishte 7 vjeç kur u zhduk më 19 mars të vitit 2010. Fqinjët panë jashtë shtëpisë, të parkuar një makinë të bardhë. Dyshohet se u rrëmbye, pasi dy muaj pas zhdukjes, dëshmitarë panë të brenda të njëjtës makinë të bardhë, një djalë të vogël, i lidhur këmbë e duar dhe me gojën e mbyllur.

Jasmina Jashari

Jasmina Jashari ishte 6 vjeç kur u zhduk më 28 korrik të vitit 1997 nga Suedia. Ajo po luante me bashkëmoshatarët në oborrin e shtëpisë, por kur prindërit u kthyen në banesë, nuk e gjetën më vajzën. E vetmja, që u gjet pak orë pas zhdukjes ishte biçikleta e saj, disa qindra metra larg banesës, por as një gjurmë e 6-vjecares. Një dëshmitare pretendon se e ka parë vajzën e vogël në afërsi të një pylli, pranë banesës, por asnjë gjurmë e saj nuk u gjet kurrë.

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opuonisti: 01/06/2021 18:03

    Spaku te hetohet dhe femije te humbur qe nuk ka vare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar