1 vit hetime/ Nga Gjin Gjoni, Hajdari, Elisabeta Imeraj tek Dritan Gina, njerëzit e drejtësisë që do dalin para Vetingut në 2020

Emra të njohur të sistemit të drejtësisë shqiptare, disa të kallëzuar për fshehje pasurie, do të dalin para Vetingut gjatë vitit 2020, për t’u njohur nga trupat gjykuese përkatëse për rezultatet e hetimit ndaj tyre për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Hetimet për disa prej tyre, ku janë angazhuar edhe përfaqësues të SHBA-BE në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, kanë nisur që gjatë vitit 2018. Gjatë javëve dhe muajve të parë të 2020, pritet të dalin para Komisionit të Vetingut gjyqtarët Gjin Gjoni, Fatmira Hajdari, Gerd Hoxha, Neritan Cena, Evjeni Sinojmeri etj. Gjyqtarët janë pjesë e një liste me 36 emra të përzgjedhur me anë të shortit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që në 11 nëntor të vitit 2018, për t’ju nënshtruar Vetingut. Më shumë se një vit kohë duket se nuk ka mjaftuar për KPK-në për përfundimin e hetimit administrativ ndaj tyre. 

Gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni bën pjesë në listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët janë kallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për deklarim të rremë, falsifikim kontratash, fshehje pasurie etj., por që nuk kanë dalë kurrë para gjykatës për këto akuza. Disa subjekte të kësaj liste kanë dalë para Vetingut, ndërsa të tjerë kanë dhënë dorëheqjen. Gjatë vitit 2020 pritet të dalë para Vetingut edhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, për të cilën verifikimet kanë nisur që në shtator të 2018. Imeraj fundit ishte pjesë e grupit të prokurorëve që i kërkuan Kuvendit autorizimin për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ajo vendosi të ndante bashkëshortin me pretendimin se nuk i kishte treguar për një konflikt fizik me kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Bungo. Edhe zonja Shpresa Beçaj, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë, pritet të dalë para Vetingut gjatë vitit 2020. Beçaj është pjesë e një liste me 36 gjyqtarë dhe prokurorë të përzgjedhur me 15 janar 2019 për t’iu nënshtruar Vetingut. 

Verifikimet kanë nisur edhe për prokurorin Dritan Gina, bashkëshortin e Rovena Gashit, e shkarkuar nga të dy shkallët e Vetingut për probleme me pasurinë. Gina u përfshi në një përplasje me ish-kryeprokuroren Arta Markun, ku bëri rezistencë për të dalë nga zyra e drejtuesit e të Prokurorisë së Elbasanit. Sipas të gjitha gjasave, Gina pritet të dalë para Komisionit të Vetingut gjatë vitit 2020. Po ashtu, është përzgjedhur për t’ju nënshtruar Vetingut edhe gjyqtari i Vlorës, Ken Dhima. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në maj të 2018 kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima, me pretendimin se kishte kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. Kërkesa për shkarkim u hodh poshtë nga KLD në atë kohë. Gjatë vitit 2020 pritet të dalë para Vetingut edhe Prokurori i Durrësit Arian Ndoja, i cili ishte objektiv i një atentati në fillim të muajit nëntor të 2019 tek rrethrrotullimi i Shkozeti. Ndoja është pjesë e listës me 120 prokurorë dhe gjyqtarë, të përzgjedhur përmes shortit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në dhjetor të vitit 2019, për t’ju nënshtruar procesit të Vetingut. 

Gjyqtarët dhe prokurorët që pritet të dalin para Vetingut për vitin 2020 
Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit Tiranë 
Fatmir Hajdari, Gjykata e Apelit Tiranë
Gerd Hoxha, Gjykata e Tiranës 
Neritan Cena, Gjykata e Tiranës
Petrit Çomo, Gjykata e Tiranës
Ridvan Hado, Gjykata e Apelit Tiranë 
Evjeni Sinojmeri, Gjykata e Apelit Tiranë
Flutura Skënderi, Gjykata e Apelit Tiranë   
Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit Tiranë 
Elisabeta Imeraj, kryeprokurore e Tiranës 
Shpresa Beçaj, Gjykata e Apelit Tiranë
Ken Dhima Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë
Dritan Gina Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Arian Ndoja, Prokuroria e Durrësit 
Maria Qirjazi Gjykata e Apelit Tiranë
Zegjine Sollaku Gjykata e Apelit Tiranë
Petrit Aliaj Gjykata e Apelit Vlorë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 02/01/2020 22:47

    Asnje nga keta nuk e meriton ta kaloje. Monstra Flutura Skenderi qe ka paguar millionat per vajzen ne shkolla ne Angli dhe Malte me djersen e popullit. Vajza biles ka nderruar emrin nga Antuena Skenderi ne Antuen Skenderi qe mos i gjenden paret ku i kane fshehur. Vajza eshte nusja e djalit te Capavaje Gjokutaj, djali keshilltar i Rames dhe Capajev Gjokutaj drejtor ekzekutuv i Sorosit per shume vite. Flutura Skenderi spiune e SHIK nje jete te terevdhe nuk dihet te jete ne gjyqesor.

    Përgjigju
  • Reformatori: 02/01/2020 11:33

    Uroj qe te gjitha keta mos ta kaloj askush Vetingun se jane bastardet me te medhenj te drejtesis. Cte thuash per Elisabeta Imeraj qe vetem po zhvat nga te giitha anet sa te dy pallatet qe po nderton te fusha e aviacionit nuk i dalin. Ne qofte se e keni vene re gjate viit 2019 zonja Elisabeta futi gjoja biznesmenet per fatura TVSH por te gjithe i nxori nje e nga nje sepse minimumi ishte 50.000€ kafia deri ne 100.000€. D.m.th per 2019 eshte prokurorja me korruotuar sa per sy e faqe ndau burrin sepse i kane premtuar qe duke paguar leke do e kaloj vetingun. Eshte per tu futur ne burg edhe jo vetem aq por duhet sekuestruar egjith pasuria qe ka vene edhe pallatet qe ka ndertuar duhen ndare apartamentet per familjaret qe humben shtepite nga termeti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër