1 vit nga 8 janari/ Andoni: Gazi lotsjellës tregoi ‘sëmundjen e brendshme’ në PD! Duhet rithemelim pa Berishën! Kalaja: Blindimi i selisë, një absurditet

Ndërkohë që ka kaluar një vit nga 8 janari kur mbështetësit e Sali Berishës protestuan jashtë selisë blu, ka pikëpamje të ndryshme sa i takon qëndrimeve se PD është tashmë më e bashkuar apo më e përçarë. Analisti Ben Andoni nëpërmjet një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, tha se 8 janari tregoi se PD duhej rithemeluar për shkak se sipas tij është një parti që nuk tregon asnjë vizion tek shqiptarët.

Mes të tjerash, ai shtoi se bashkimi i PD-së nuk mund të bëhej as nga ish kryeministri, Sali Berisha dhe as ish kryedemokrati, Lulzim Basha, duke theksuar se duhej të krijohej një grupim i ri që të kishte mbështetjen e bazës.

“Është një cak kohor që tregoi se kjo parti duhej rithemeluar. Por mesa shihet në këtë pati ka mungesë të strukturave organizuese. Sepse kanë vite që janë pa pushtet.  Tashmë është një parti që nuk tregon as vizion dhe asgjë. Kjo e ka bërë jetën e shqiptarëve jashtëzakonisht të vështirë. Sepse përveç një partie në pushtet prej 10 vitesh që nuk ka bërë ndonjë gjë, ka edhe një parti që nuk i plotëson aspiratat e shqiptarëve. Njerëzit e ftohtë tek PD duhet ta kuptojnë se duhet ta rithemelojnë PD-në. Personalisht besoj dhe uroj dhe kam thënë gjithmonë se bashkimi i PD nuk vjen nga Berisha, nuk dua as të rikthehet Basha. Duhet të identifikohet baza e cila deri tani është e paidentifikuar”- u shpreh Andoni.

Sa i takon dhunës së 8 janarit, Andoni tha se ajo që e quajti ‘sëmundja e PD’ vinte nga brenda selisë blu ku u lëshua një sasi e madhe gazi lotsjellës ndaj protestuesve.

“Çdo parti është organizim vullnetar. PD në 8 janar larg atyre që ndodhën është parë realisht se nuk sheh ende realitetin edhe pas 1 viti. Atje njerëzit ishin të pajisur me shkallë, ndërkohë brenda erdhi gjithë ai gaz. Që do thotë së se sëmundja është aty brenda. Dhimbja e vërtetë e PD-së është fakti që janë ndarë njerëzit në bazë”-shtoi analisti.

Ndërsa avokatja Adriana Kalaja, tha se sipas saj 8 janari nuk ishte një ditë proteste. Ajo shtoi se blindimi i selisë ishte absurd dhe se nëse nuk do të ishte bërë një blindim i tillë i dyerve, asnjë përplasje nuk do të kishte ndodhur. Ndërsa më tej, avokatja tha se një vit pas protestës, PD ishte më e bashkuar për të mbajtjes së primareve.

“Unë nuk mendoj se ishte ditë proteste, përballë organeve të reja si komisioni i Rithemelimit, kishte një pjesë tjetër ligjërisht të shkarkuar. Por me një rezistencë absurde, të turpshme dhe të pamoralshme vazhdonin të mbanin peng selinë e PD. Ajo seli u blindua në mënyrë aburde. Pas 25 marsit, në seli janë vendosur organet e reja që kanë dalë me vendim të kuvendit të dhjetorit. Në asnjë moment, nëse do vini në çdo lloj ore, në asnjë moment të ditës nuk mbyllet dera kryesore.

Në këndvështrimin tim, PD është sot më e bashkuar se ç’ishte një vit më parë. Tentativat e Berishës kanë qenë të jashtëzakonshme. Ju keni qenë dëshmitarë sesa herë u është bërë thirrje të gjithëve për të marrë pjesë në primare, askujt nuk i është mbyllur dera. Mendoj se ka pasur një hov cilësor në numrin e votuesve”-tha Kalaja.

Më tej, ajo kritikoi edhe ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim duke thënë se kjo e fundit shumë shpejt do të jepte llogari në Departamentin Amerikan të Shtetit për pozicionet që duhet të kishte mbajtur kur janë denoncuar afera korruptive në vend.

“Shumë shpejt Kim do japë llogari në DASH për informacionet abuzive dhe për shumë afera korruptive për të cilët duhet të mbante një pozicion tjetër. Shpallja non-grata e Berishës nuk kishte asnjë lidhje me të por ishte një tentativë e Soro për të dëmtuar PD-në”- shtoi avokatja.

B.V/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!