1 vit pandemi, Manastirliu: Të hënën vijnë vaksina të tjera Pfizer! Mjekët e COVID 1 rrëfejnë përjetimet në vijën e parë të luftës (VIDEO)

Tiranë-Sot bëhet një vit në luftën ndaj COVID19, e cila nisi me identifikimin e dy rasteve të para në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik dhe trajtimin e dy pacientëve të parë në Spitalin Infektiv, më 9 Mars të vitit 2020.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shprehur mirënjohjen dhe falenderime ekipit mjekësor të Infektivit, duke bërë një bilanc të këtij viti pandemie.

“Nëse do të bënim sot një bilanc, bilanci sigurisht është mijëra jetë të shpëtuara, por për fat të keq, kemi 1956 jetë të humbura, që janë një humbje e madhe për të gjithë ne, një humbje e pakthyeshme, ndaj ajo çfarë dua të them është që lufta nuk ka përfunduar, patjetër që do ketë kohë për balancet finale por ajo çfarë unë dua të nxjerr në pah është kurajoja juaj, është shpirti juaj i sakrificës, është puna e palodhur kur edhe në ato momente kur e panjohura ishte aq e madhe, ju nuk u frikësuat, nuk u tutët, nuk u stepët asnjëherë për të vijuar misionin tuaj në shërbim të gjithë njerëzve dhe unë për këtë gjë, ju falenderoj e ju përulem me respekt dhe mirënjohje për të gjithë punën tuaj” tha Manastirliu.

Duke folur për masat për përballimin e pandemisë, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh:

 “Kemi ende shumë për të bërë, por fakti që sot kemi më shumë kapacitete të shtuara në terapitë intensive, më shumë kapacitete respiratore, kemi rreth 507 respiratorë, pajisje jetëshpëtuese, pra kemi një flotë të aparatuarve, e cila krijon komoditetin mbi të gjitha për ju, për të ofruar shërbim dhe kujdes shëndetësor cilësor, është një hap më shumë drejt epërsisë ndaj virusit, sepse padyshim fitorja kërkon akoma më shumë punë, akoma më shumë sakrificë dhe mbi të gjitha kërkon bashkëpunimin e qytetarëve”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka garantuar vijimin e mbështetjes për bluzat e bardha në vijën e parë të betejës me bonusin special prej 1 mijë euro mbi pagën për mjekët dhe infermierët dhe 500 euro për stafet mbështetësë, nga ku kanë përfituar mbi 4 mijë personel shëndetësor. Manastirliu e konsideroi dritë në fund të tunelit vijimin e procesit të vaksinimit dhe lajmëroi se do të vijojë furnizimi me dozat e radhës sipas kontratës me kompaninë Pfizer.

“Unë jam e kënaqur që brenda kësaj jave përfundojmë vaksinimin e ekipeve tona mjekësore, infiermierore dhe ky është një hap drejt fitores ndaj virusit por nuk është mjaftueshëm sepse në fakt e gjithë popullata, sidomos ata të cilët janë grupe prioritare, do të vijojnë vaksinimin, ashtu sikurse ne jemi duke bërë. Më shumë se 20 mijë vaksinime janë kryer deri tani, presim të hënën të vijnë dozat e tjera të kontratës së Pfizer, për të vijuar vaksinimet e të gjithë personelit dhe të moshuarve që tashmë i kemi kryer me dozën e parë. Presim nga COVAX të vijnë dozat e vaksinës AstraZeneca dhe do të njoftohemi besoj në një moment të shpejtë për datën e mbërritjes së 14,400 vaksinave nga instrumenti COVAX”, tha Manastirliu.

Mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv u shprehën se sot janë profesionalisht më të përgatitur në përballjen me COVID19 dhe kërkuan bashkëpunimin e qytetarëve për ta çuar luftën deri në fund.

“Më lejoni të shpreh emocionet e mia për gjithë punën e bërë në këtë spital, që ditën kur u bë shtrimi I dy rasteve të para, e thënë sot duke e lehtë, e bërë atë ditë, ishte e vështirë. Më shumë ishte pjesa e emocioneve, frikës dhe përgjegjësisë”, u shpreh prof. Najada Çomo.

Ndërsa prof. Tritan Kalo u shpreh: “Ky vit na ka mësuar shumë gjera, por mbi të gjtiha na ka mësuar se asgjë nuk kapërcehet pa frymën e ekipit dhe pa punën e një ekipi të tërë”.

Edhe prof. Pëllumb Pipero vlerësoi punën e ekipit në këtë vit të vështirë të përballimit të pandemisë.

“Të gjithë këta që shihni këtu, infermierë, kryeinfermirë, kolegë, profesorë, të gjithë ne jemi të përkushtuar dhe të motivuar për ta përballuar deri në fund këtë sfidë dhe besoj me mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve, e cila nuk na ka munguar, do ia dalim shpejt dhe do e mundim këtë pandemi”.

Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 113,580 raste pozitive, 1956 humbje jete, ndërsa 75,887 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm. Aktualisht në vendin tonë janë 35,737 raste aktive me COVID19.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'