10 ditë para se Apeli të caktojë kujt i përket vula e PD, Enkelejd Alibeajt i bënë thirrje Sali Berishës ta njohë vendimin
“Më 3 mars flet ligji dhe ne jemi t bindur se kujt i përket e drejta e vulës dhe siglës. Unë palës tjetër i them që të respektojë vendimin dhe këtë gjë do bëj edhe unë”, tha Alibeaj.
Berisha i mbylli dyert e pjesëmarrjes në revolucionin që thotë se ka nisur, por Enkelejd Alibeaj, e sheh të pamundur largimin e Edi Ramës me protestat e ish kryeministrit.
“Revolucioni i vërtetë nuk orkestrohet nga lart, besimi duhet të lindë nga njerëzit, duket të ndodhë në mendjen e cdo shqiptari, pa dallim orientimi, të majtë apo të djathtë. Njerëzit mblidhen në mënyrë spontane, jo me orkestrim politik që nuk sjell asnjë gjë të re. Edi rama nuk Ikën po i the ik”, vijoi ai.
Demokratët e kampit të Berishës, i sfidon edhe për betejën që po bëjnë mes zhurmës dhe bllokimit të foltores në parlament.
“Kush nga palët në parlament që bëjnë zhurmë të madhe guxon të përmend një oligark? Ata që i presin në paradhomë, që ulen me ta? Kush e ka bërë luftën kundër inceneratorëve, kush e ka bërë luftën kundër invvestitorëve strategjikë, hapjen e dosjeve e akuzohemi edhe sit ë shitur, ne jemi të shitur? Kjo kërkon kurajo të fortë”, tha drejtuesi i PD.
Sali Berishën e shigjeton edhe për luftën ndaj ambasadorëve në Tiranë duke thënë se PD nuk mund të shndërrohet në një forcë armike me perëndimin
“Nuk mund të jetë PD, me tytat drejtuar nga perëndimi. Kemi detyrime të mëdhaja ndaj perëndimit, nuk mund ta asgjësojmë, nuk mund ta iluminojmë”, tha ndër të tjetra Enkelejd Alibeaj.
Duke u ndalur në zgjedhjet lokale, Enkelejd Alibeaj që përfaqëson pasuesit e Lulzim Bashës thotë se kandidat, do të nxjerrë edhe përballë Erion Veliajt e Belind Këlliçit në Tiranë…Deri më tani me nxjerrjen e kandidatëve, Alibeaj ka zyrtarizuar ndarjen nga Berisha në më shumë se 10 bashki, mes të cilave Lezhë, Krujë e Korçë.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
75.1%
-
Të gabuar
19.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2619
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Salianji duhet të zhgënjehet nga Berisha, jo nga gjyqtarët
26 Shtator, 19:40
-
Dënimi nga Apeli me 1 vit burg, Berisha mbron Salianjin dhe akuzon Ramën: Po kërkohet asgjësimi i opozitës, për të marrë mandatin e katërt!
26 Shtator, 19:30
-
Dënimi i Salianjit, analisti Meçe për Report Tv: Në emër të tij, Berisha do zbatojë planin për mbrojtjen e vetes! Banushi: Grupi i PD presion gjykatës
26 Shtator, 19:15
-
Spahiu: Çudi që Salianji burgoset për shpifje, Berisha për masakrën në Bulevard dhe Gërdec ende i lirë
26 Shtator, 18:30
-
Replika për dënimin me 1 vit burg të Salianjit!/ Rama: Drejtësia më në fund jashtë duarve të politikës! Bardhi: Frikacak, keqpërdore gjykatën! Kryeministri: Mezi prite ta heqësh qafe shokun shpifës
26 Shtator, 16:19
-
Apeli konfirmon 1 vit burg! Salianji humb mandatin, jo deputet për 5 vitet e ardhshme! Bardhi mbledh grupin: S' i nënshtrohemi, shpallje lufte ndaj opozitës! Gjyqtarët u përdorën nga Rama
26 Shtator, 14:01
-
Kërkohet një opozitë e çliruar!
26 Shtator, 10:56
-
Nga akuzat për korrupsion te kërcënimi për Britaninë, 'The Telegraph': Berisha betejë ligjore prej 400 mijë paundësh për të hequr 'non-grata-n'
26 Shtator, 09:53
-
‘Dosja Partizani’ Berisha merr në dorë fashikujt! Pikat ku mohon akuzat: Faturat për gjyqin e ‘non gratës’ mi pagoi dhëndri, Argita ia ktheu 1 muaj më pas
25 Shtator, 13:06
-
Protesta para bashkisë, opozita: SPAK duhet të hetojë Belinda Ballukun, menaxhon 75% të buxhetit
25 Shtator, 12:23
-
Pasi 'kaloi' lumin, Berisha u 'dhuroi' demokratëve Kalin (Ilir Metën me 10 deputetë në listën e PD)
25 Shtator, 11:23
-
Afera ‘Partizani’, SPAK mbyll hetimet! Berisha dhe Malltezi drejt gjykimit! Avokatët tërheqin aktet hetimore për 5 të pandehurit
25 Shtator, 07:19
Ore mir qe kan dal ne TV po kujt po i flasin se spam njeri me degju kte kapterrin e Fierit vec presidium pam aty po njerez jo
PërgjigjuOre kriminel ordiner vllaun e ke në burg në Gjermani? E ti ishotell për një kg kanabis o i pështirë
Përgjigju