Afati i aplikimeve për Skemën Kombëtare shtyhet edhe me 10 ditë, tha ministri i Bujqësisë Andis Salla në një konferencë për shtyp. Sipas ministrit, arsyeja është rritja e aplikimeve nga fermerët, çka ka bërë që institucioni të marrë vendimin për të shtyrë afatin deri më 6 korrik.
“Do ta shtyjmë edhe 10 ditë Skemën Kombëtare për t‘u dhënë mundësi fermerëve, duke pasur parasysh që ditët e fundit kemi pasur një rritje të ndjeshme të aplikimeve që fermerët mbase s’kanë pasur kohën e duhur të aplikojnë dhe kemi menduar ta kalojmë deri më 6 korrik për të pasur fermerët kohë të mjaftueshme të aplikojnë dhe të jenë pjesë e Skemës Kombëtare”, njoftoi Salla.
Ministri shtoi se deri tani janë paraqitur rreth 40 mijë aplikime që kanë shprehur interesin për të 12-a masat.
“Në mbrojtjen biologjike, bletari, blegtori ka një numër të lartë”, cilësoi Salla.
Lidhur me riakreditimin e fondeve të IPARD III për përparimin në detyrat e lëna nga BE, ministri tha se brenda pak ditësh, do të ketë një takim me një delegacion.
“Do të presim një delegacion për IPARD-in, për tu takuar në fund të muajit ose fillim korriku, për të dakordësuar gjithë procedurat që na janë kërkuar”, u shpreh Salla.
Lajm në përditësim...
Komente









