Redaksia e Shqiptarja.com sjell për lexuesit një përmbledhje të lajmeve më të lexuara të vitit 2025, duke pasqyruar ngjarje të rëndësishme dhe zhvillime që kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Lajmet më të lexuara janë nga politike, dhe lidhen me Samitin e Komunitetit Politik Europian që u zhvillua në Tiranë, apo publikimi i listave të Partisë Socialiste me kandidatë për deputetë në garën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Më poshtë keni të renditura 10 lajmet më të lexuara për vitin 2025.
Për të garantuar sigurinë e liderve evropianë që vijnë për samitin politik, u paralizua pothuajse gjysma e Tiranës. Në 15-16 maj, sheshi ‘Skënderbej’ dhe zonat e qendrës së kryeqytetit u mbyllën plotësisht. Policia publikoi planin e masave me rrugët që bllokohen.
PS u fut në garën e 11 majit me një ekip tërësisht të rinovuar, ku spikasnin figura të reja, si neomalsorja Marjana Koçeku (Agroturizmi Neomalsore) në listën e mbyllur të Shkodrës, apo Ardit Bido në listën e hapur të Vlorës. Vetëm 16 nga 74 deputetët e PS gjatë mandatit 2021-2025 ishin në listën e sigurt, 34 ishin në listë të hapur dhe 24 u kandiduan.
Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj u nda nga jeta më 3 shkurt, në moshën 58-vjeçare.
4 - Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
Burime nga policia bënin me dije se ai ishte denoncuar dhe dyshohej se bashkë me persona të tjerë kishin vjedhur një orë.
Dhe WMO tregon se Toka tashmë ka tejkaluar kufirin e përqendrimit të dioksidit të karbonit në atmosferë, humbjen më të madhe të masës akullnajore dhe ka vendosur një rekord të ri si viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë, diçka që është përsëritur tash e dhjetë vjet
Një nga zhvillimet më të rëndësishme infrastrukturore që pritet të ndikojë ndjeshëm në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik të vendit është rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe degëzimi drejt aeroportit të Rinasit.
Premtimi për një pension të 13-të për rreth 721 mijë pensionistët shqiptarë mund të bëhet shumë shpejt realitet. Objektivi i qeverisë është shpalosur qartë, tashmë në ‘Dokumentin Politik për Moshimin dhe Planin e Veprimit 2025-2030’.
Një çift irlandez dorëzoi në policinë e Shkodrës 41 mijë euro, të cilat deklaruan se i gjetën më 26 mars në Durrës. Sipas një video që qarkulloi në media, një çantë i ra nga brezi një agjenti imobilar dhe sapo u largua me makinë pa e vënë re, e morën 2 djem
Sezoni i verës solli kombinime të reja stilimesh me fustane të lehta dhe këpucë të sheshta praktike, nga sandalet plastike te mokasinët detarë, që përshtaten për çdo rast nga qyteti te plazhi. Tendencat e 2025-ës theksuan komoditetin, shumëfunksionalitetin dhe elegancën e lehtë verore.
Aktorja e madhe Tinka Kurti zbuloi pë publikun se jeton në një shtëpi të moshuarish. Aktorja tha se në fillim mendonte se ishte një tragjedi që përfundoi aty, por shton se pranë ka njerëz të mrekullueshëm.
Komente












