Nga 39 aplikime nga e gjithë Shqipëria, që iu përgjigjën thirrjes 15-ditore të Ministrisë së Kulturës, për të prezantuar projektet e tyre në gjininë teatrale në kuadër të “Fondit të Teatrit për të rinj” prej 10 milionë lekësh, fituesit e përzgjedhur nga Bordi i Teatrit Eksperimental, janë 16.
“Pashë në fakt që kemi pasur një numër të lartë pjesëmarrësisht”, thotë ministrja e Kulturës Elva Margariti.
Shpërndarja gjeografike e fituesve konsiston në 8 qytete, ku kryeson Tirana me 6 projekte. Ndonëse zotimi është për të angazhuar 81 krijues, prej të cilëve 64 aktorë e 16 regjisorë, në Fondin e Teatrit për të rinj, 8 pjesët në shqip të përzgjedhura, ndahen mes të rinjve e dramaturgëve të traditës.
“Është Vangjel Kozma, një dramaturg karriere. Është Naum Shundi, një regjisor, dramaturg i njohur shqiptar, Ina Morina ka një projekt të mbështetur mbi ‘Eposin e Kreshnikëve” etj.”, thotë regjisori Altin Basha.
Sa i përket produksioneve të vëna më herët në skenë, drejtuesi i Teatrit Eksperimel, Altin Basha u pyet në lidhje me pjesën e përzgjedhur “Tregtar flamujsh”, nëse është kjo një shfaqje e gatshme. Fitues i këtij projekti është Fritz Selmani, i cili ka qenë aktor në këtë shfaqje të vënë në skenë nga Jozef Shiroka në Teatrin Migjeni, në kuadër të Festivalit Teatror Koliqiana.
“Unë nuk di që ‘Tregtar flamujsh’ të jetë një produksion i mbyllur. Nuk kam informacion për këtë! “, thotë Basha.
Medieve nuk iu është vënë ende në dispozicion se si është bërë shpërndarja e fondit prej 10 milionë lekësh, por ky buxhet tanimë është destinuar totalisht për këto 16 projekte, dhe prej tij nuk do të investohet në Festivalin e Teatrit për të rinj, që pritet të kurorëzojë këtë proces.
K.T./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.3%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2236
Lajme të tjera
-
Shembet shtëpia 300 vjeçare e Zekajve, një monument më pak në Lezhë! Zefi: Ministria e Kulturës nuk dha fonde për restaurim
13 Shkurt, 16:40
-
‘Vajza, mbajeni mirë me mamanë e atij!’, Artan Imami tregon mes batutash komedinë çmim ‘Molier’! Në regji me bashkëshorten
12 Shkurt, 17:34
-
Ciceron/ Ema Andrea, sot tek Eksperimentali “Dua një vend”! Baleti ‘Giselle’, edhe këtë mbrëmje në Opera
7 Shkurt, 16:12
-
‘Butrinti’/ Zhupa: Nëse nuk zgjidhet nga 'Kushtetuesja’, e çojmë në SPAK! Shteti, i nënpërfaqësuar në bordin e menaxhimit të koncesionit
7 Shkurt, 12:52
-
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon prokurorin Edvin Kondili, Kalaja: 4 vite që nuk hetohet dosja! 46 herë trokasim në SPAK, 0 përgjigje
31 Janar, 11:52
-
Teatri i Ri, Veliaj: Përfundon për 2 vite, do jetë kryefjala e vitit të Kulturës në 2025
22 Janar, 13:51
-
Ministria e Kulturës u shkri në një me Inovacionin dhe Ekonominë, reagon Margariti: Krenare për gjithë sa bëmë e që do të vijohet
16 Janar, 16:22
-
E paprecedentë/ Rithemelimi pengon fjalimin e Begajt! Sesionin e ri e nisin me zakonin e vjetër! PS voton ministrat e rinj! Ambasadorët vëzhgojnë
15 Janar, 07:45
-
Intervista/ Kadri Roshi tejmbush teatrin në 100-vjetor, i biri: Sa kohë që njerëzit e mbajnë në shpirt, ai është gjallë! Teatri qe shtëpia e tij e dytë, iku me një brengë
12 Janar, 18:39
-
Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, ikën Margariti! Blendi Gonxhja ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Ervin Mete mbetet te 'Financat'
12 Janar, 15:14
-
Ndryshimet në qeveri, Zhupa në Report Tv: U shkri Ministria e Kulturës të jepet me koncesion trashëgimia
9 Janar, 14:31
-
Rama ndryshon strukturën e qeverisë, bashkon ‘Kulturën’ me ‘Ekonominë' dhe 'Inovacionin' në një ministri! Emëron në krye Blendi Gonxhen! Largohet Margariti
8 Janar, 15:20