Aftësitë matematikore janë kërkesa kryesore për pjesën më të madhe të 10 punëve më të rëndësishme e më me prespektivë të 2015, sipas një raporti të publikuar në websajtin www.CareerCast.com.
“Ka një mungesë të theksuar të njerëzve të kualifikuar me aftësi matematikore”, thotë Tony Lee, një publicist i këtij websajti. “Dhe ja pse pikërisht profesionet që kanë të bëjnë me matematikën paguhen më shumë, kështu që ju nuk do të keni vetëm mundësinë të bëni çfarë dashuroni, por do të paguheni shumë mirë dhe me shumë gjasa do të keni një prespektivë të shndritshme në fushën tuaj”, shton publicisti.
Ekspertët e sigurimeve shoqërore, që analizojnë risqet financiare ndoqën nga afër punën e matematicienëve, staticienëve dhe otologjistëve ( mjekëve që merren me çrregullimet e dëgjimit).Punët e lidhura me shkencën dhe kujdesin shëndetësor, bashkë me higjenën dentare dhe terapistët , qëndrojnë sipas studimit në listën e dhjetë profesioneve me më shumë prespektivë.
Profesionet kanë tendëncën të rankohen sa më lart kur në punë nuk kemi afate të caktuara ose shefa të bezdisshëm që na qëndrojnë mbi kokë.
Këto janë 10 profesionet për këtë vit, sipas studmit të realizuar nga ky websajt:
1. Ekspert i sigurimeve - Të ardhurat mesatare $94.209 (Në SHBA)
Ekspertët e sigurimeve shoqërore marrin një kënaqësi të madhe nga puna dhe gjithnjë reflektojnë në fytyrë një gjendje pozitive. Kërkesa profesionale ndaj tyre është e lidhur shumë me veprimet për uljen e shpenzimeve ekonomike. Kjo kërkohet prej tyre, duke qënë se ofrojnë konsultime për siguritë e kompaniv
2.Otologjisti (Mjek i specializuar për problemet me veshët) - Të ardhurat mesatare $71,133
Ndërsa brezat e rinj zotërojnë akses ndaj kujdesit shëndetësor, ka një kërkesë në rritje për otologjistë dhe trajtime për problemet me veshët.
3. Matematicien- Të ardhurat mesatare $102,182
Aftësitë matematikore janë të vështira për tu adaptuar, por ato shërbejnë për një sërë fushash, nga teknologjia dhe biznesi, deri te akademika. Rezulton se njërëzit e profilizuar në këto fusha shpërblehen me rroga të majme.
4. Staticienë- Rroga mesatare $79,191
Analizat e staticienëve janë të vlerësuara së tepërmi në tregun e sotëm dhe për më tepër ofrojnë një shumëllojshmëri sektorësh në të cilat mund të punojnë staticienët.
5.Inxhinjer Biomjekësor – Të ardhurat mesatare $89,165
Parashikimet janë që do të ketë rritje të kërkesave për këtë profesion, si pasojë e avancimit dhe zhvillimit në fushat e kujdesit shëndetësor dhe bioteknologjisë. Duket profesion i vështirë për shkak të përgatitjes së lartë akademike që kërkon dhe korrektësisë në analiza, por kjo vështirësi shpërblehet së tepërmi.
6. Shkencëtar i “Big Data” (Analist i të dhënave komplekse të kompanive)
Të ardhurat mesatare $124,149
Çdo biznes ka nevojë për të analizuar të dhënat komplekse, në mënyrë që të shpërndajë kapacitetet e tij dhe të gjejë se çfarë duan realisht konsumatorët. Shkëncëtarët e të dhënave komplekse janë të aftë për të kryqëzuar shifrat dhe të gjejnë trendet e tregut.
7. Dentisti – Të ardhurat mesatare $71,102
Sipas websajtit profesioni i dentistëve ka një prespektivë të madhe për 10 vitet në vijim. Njerëzit kanë gjithmonë nevojë për kujdesje të dhëmbëve, ndaj ky profesion nuk do të marrë fund asnjëherë.
8. Inxhinjer i programeve kompjuterike - Të ardhurat mesatare $93,113
Cili do të jetë aplikacioni më i ri që do të pushtojë tregun? Kjo përgjigje është në duart e këtyre inxhinjerëve, të cilët korrin para të mëdha dukë punuar me mjete si smartphonat dhe rrjetet e komunikimit.
9. Terapistët – Të ardhurat mesatare $77.114
Vëndet e punës në këtë profesion priten të rriten me 30%. Terapistët profesionistë punojnë me njerëz në pamundësi për të ecur, ose që janë të dëmtuar fizikisht.
10. Analist i sistemeve kompjuterike- Të ardhurat mesatare $81,150
Njerëzit që punojnë në këtë profesion përfitojnë nga teknologjia e informacionit, e cila po shpërndahet vazhdimisht me ritme të paparashikueshme. Për rrjedhojë vënde të reja pune do të hapen.
Redaksia Online
(Alt.h/shqiptarja.com)