10 raste të reja nga 4 qytete! Pacienti nga Fushë-Kruja me COVID te Neurokirurgjia, izolohen mjekët

TIRANE-Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme, pra jo vatra të reja. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara; 2 të infektuar në Kamëz, 3 të infektuar në Krujë, 2 të infektuar në Shkodër dhe 3 të infektuar në Tiranë.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 842 qytetarë, ndërsa 605 prej tyre tashmë janë shëruar, 206 janë aktivë me COVID19. Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

COVID-19 – Statistika (7 Maj 2020)
Teste të kryera                    9806
Raste pozitive                     842
Raste të shëruara               605
Raste Aktive                        206
Humbje jete                        31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë                   96
Krujë                     69
Shkodër               16
Kamëz                  8
Kurbin                   4
Elbasan                3
Fier                       3
Mirditë                  2
Berat                    2
Durrës                  1
Korçë                   1
Lezhë                   1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
Infektimi i shtatzënës në Fier, ISHP apel qytetarëve: Mos lëvizni nga njëri qytet në tjetrin

Specialistja e ISHP-së, Rovena Daja u kërkoi qytetarëve që të mos lëviznin nga njëri qytet në tjetrin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit,nisur nga rasti i gruas shtatzënë në Fier. Ajo nga Tirana shkoi në Fier, ku infektoi më pas vjehrrën dhe njërin nga fëmijët.

"Situata është e qëndrueshme. Të gjithë janë duke rritur vigjilencën, pasi shpresojmë se duke lehtësuar masat, të mos rritet numri. Cdo gjë tani varet nga qytetarët, mos lëvizni nga njëri qytet në tjetrin, kjo është arsyeja pse kemi pasur raste të reja.

Gruaja shtatzënë (nga Fieri) është në gjendje të stabilizuar, i takon klinikës të vendosë nëse do të qëndrojë apo jo e shtruar. Deri tani janë 35 fëmijë të prekur, 22 janë shëruar. 5 gra shtatzënë janë prekur, 4 janë shëruar" tha ISHP-ja.

Ora 11:14
Pacienti nga Fushë Kruja me COVID te Neurokirurgjia, izolohen mjekët dhe infermierët

Në repartin e neurokirurgjisë në QSUT është regjistruar një rast me COVID-19. Një pacient nga Fushë Kruja është paraqitur në spitalin e neurokirurgjisë për radioterapinë e radhës, nga dyshimet e mjekeve se mund të ishte i prekur me COVID i bënë skanerin dhe pastaj tamponin dhe rezultoi pozitiv. Një mjek, dy infermierë dhe një pjesë e stafit që e trajtuan pacientin janë në izolim.

Ora 08:10
39 teste të bëra në Krujë, 3 raste pozitive me COVID-19

KRUJË- Tre raste të reja janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në Krujë gjatë 24 orëve të fundit!

Gazetari i Report Tv, Julian Shota raporton se rezultati është nxjerrë nga 39 teste të bëra, nga të cilat 1 rast është në Fushë- Krujë dhe 2 të tjerat në Krujë.

Me 3 rastet e reja shkon në 122 numri i të prekurve në total në Krujë, megjithatë kjo shifër pritet të konfirmohet zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë në buletinin ditor.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen