10 shfaqje në TKES/Londo: Këtë sezon, nisim lëvizjen e decentralizuar teatrore

Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nis sezonin artistik tek Arturina. I gjendur jo fort i përgatitur drejtuesi i këtij institucioni Kiço Londo  na rrëfen konceptin e punës që do të bëjë me trupën teatrore gjatë këtij sezoni që sapo ka nisur. Janë dhjetë shfaqje në repertor, por nuk do të mungojnë as bashkëpunimet e TKES me teatrot e rretheve, ku sipas Londos, do të kthehen në strehën mikpritëse të shfaqjeve të këtij teatri.

“Natyrisht që lëvizja jonë është një lëvizje e diktuar, na ka gjetur jo fort të përgatitur, sepse ishim në rrugën e krijimit të një teatri repertori, të cilin do ta mbajmë. Ne jemi këtë sezon me dhjetë shfaqje teatrore në repertor, duke nisur nga Shekspiri, deri tek shfaqja më e re “Zogu i Zi”. Kemi nisur të mendojmë edhe kemi nisur një lëvizje, që e kemi quajtur lëvizje të decentralizmit teatrore, që përkon me idenë tonë për të mos u mbyllur vetëm në qendër, për të qenë një lëvizje më e hapur aty ku ka njerëz. Kemi nisur që të japim shumë shfaqje në qytete, deri më tani kemi qenë në qytete kryesore, edhe dalëngadalë do të nisim nga Veriu, për të kaluar në Jug të vendit në Gjirokastër. Besoj se do ta ruajmë ritmin që kemi pasur, si teatri më i madh edhe më dinamik në vend”, shprehet Londo.

Përpos trupës së Teatrit Eksperimental tek Artubina aktualisht është duke zhvilluar aktivitetin artistik edhe trupa e Teatrit Kombëtar. Prandaj, për shfaqjet që do të prezantohen në të njëjtin orar, Londo shpjegon se janë bërë ndërhyrjet e nevojshme edhe nuk do të ketë probleme me akustikën apo interferime nga jashtë.  

“Është pak e vështirë, se kjo sallë është më e vogël edhe më e zhvendosur, njerëzit nuk e njohin filozofinë e decentralizmit teatror që ne kemi, por gradualisht do ta bëjmë prezent , edhe besoj se në qershor do të kemi të njëjtët tregues, numrin më të madh të shfaqjeve dhe të spektatorëve. Stafi drejtues i TK “Spahivogli” është një staf që i ka sjell kryeqytetit gjashtë salla të reja në kryeqytet, edhe të jeni të sigurt që stafi është duke menduar mirë edhe të gjithë përplasjet që kanë akustikat edhe inteferimet nuk do të ekzistojnë. Unë e kuptoj se akustika është një çështje shumë e vështirë, nuk është vetëm çështje lekësh, por është dijesh edhe specialistësh. Jemi duke punuar, që salla që ne jemi të mos ketë probleme të tilla. Unë mendoj se kryeqytetit krahas sallave që ka edhe pse nuk funksionojnë do t’i shtohet edhe një sallë e re shumë e bukur, e cila ka nevojë për ndërhyrje të kujdesshme në akustikë edhe në intimitetet”, vijon drejtori i TKES.

Në fund Londo e mbyll me një apel për arkitektët që ndërtojnë salla teatri.

“Do të doja që t’u bëja thirrje të gjithë atyre që ndërtojnë salla teatri, krahas përgëzimit të madh edhe entuziazmit të madh, që kam për çdo sallë që shtohet në kryeqytet ose jo, të kenë parasysh se një sallë teatri është më e vështirë, sesa të ndërtosh një lagje apo një qytet të tërë, sepse intimiteti në sallën e teatrit është më i vështirë, sesa një detaj në qytet. Mjaft më me arkitektë që ndërtojnë salla tetari, sallat e tetarit i ndërtojnë njerëzit e teatrit”, përfundon Londo.

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çdo fundjavë prezantohen shfaqjet për fëmijë edhe të rritur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'