BERAT- Një festë për fejesën e shokut të tyre Dritan Qenanaj, është kthyer në masakër mes një grupi emigrantësh shqiptarë në Greqi. Si pasojë e konfliktit mes Rakip Koldashit dhe Besim Tafhasit, ka gjetur vdekjen ky i fundit në fshatin Sindos në Greqi. Për këtë vrasje autoritetet Greke kanë dërguar dosjen penale në Shqipëri ku i pandehur ka qënë shtetasi Rakip Koldashi. Ky i fundit pak ditë më parë është dënuar me 15 vite burg nga gjykata e Tiranës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim ka zbritur në 10 vite burg.
Sipas akuzës viktima ishte prej pak kohësh emigrant në fshatin Sindos–Greqi dhe rreth datës 30.01.1999 ai së bashku me disa bashkëfshatarë të tij dhe të njohur të tjerë kanë qënë në të ashtuquajturën banesë të shtetasit Dritan Qenanaj për të festuar fejesën e këtij të fundit. Gjate pijes, viktima grindet me shtetasin Rakip Koldashi, pasi ky i fundit i ka kërkuar Besimit të pijë sa të tjerët, gjë e cila është kundërshtuar duke i thëne se “kaq janë mundësitë”.
Kundërshtimi siç duket ka fyer Rakipin i cili ka qëlluar me shishe birre Besimin, por pa arritur ta godasë dhe pavarësisht kësaj, ky i fundit i ka thënë me tepër mirësjellje dhe “faleminderit”. Pas këtij gjesti mes të rinjëve ka patur grindje e cila me ndërhyrjen dhe të shokëve të tjerë është shuar për momentin. Të nesërmen teksa qëndronin tek stalla e shtetasit grek Ionaidis Kostandinos, Rakipi ka vrarë me thikë shokun e tij Besim Tafhasit dhe më pas është larguar me motor.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com