10 vite punë si bartender, Mimis Mato tregon eksperimentet në laborator: Mos porosisni koktejl të ëmbël apo të athët, ja arsyeja

Ndonjëherë, mjafton një situatë me të cilën ndeshemi në përditshmëri, që jeta jonë të marrë një tjetër kthesë.  Kështu ndodhi edhe me Mimis Maton, 28 vjeçarin nga Saranda, i cili ra në kontakt rastësisht me profesionin e bartenderit.  Për emisionin “Një nga ne”, Mimi rrëfen gjithçka që duhet të dini për këtë profesion.

“Eksperienca ime ka filluar para 10 vitesh në Sarandë. Në momentin që u ktheva nga Athina, shkuam në një club në Sarandë. Një ditë ishin shumë në vrull e sipër dhe i pashë që po stresoheshin. I pyeta si pa të keq:- T’iu ndihmoj?  Filloj vetëm me birrat dhe kanaçet dhe pas një muaji bëra një mojito. Më morën dhe vitin e dytë tek ai clubi, më futën në banak kryesor. Aty  kishin ardhur disa veta nga Tirana dhe më thanë që do më gjejnë një lokal që të punoja.  Profesion jete e konsiderova kur e pashë që po më shijonte çdo ditë e më shumë.”, tregon Mimis.

Shpenzon orë të tëra në laborator, ku eksperimenton me pijet derisa të nxjerrë një rezultat të kënaqshëm dhe të pranueshëm për klientët.  Një pjesë e koktejleve  të tij ka të ngulitur të kaluarën, shijen dhe traditën shqiptare.

“ Shqipëria është një nga vendet që ka tradita shumë të forta dhe që i kanë rezistuar kohës. Kemi menduar të bëjmë koktejle që risjellin në jetë ato tradita si psh. një koktejl me kafe turke dhe raki.”, thotë mes të tjerash.

Teksa demonstron disa nga proceset e punës në laborator, Mimis vë theksin tek gabimi që bëjnë shumica e klientëve kur porosisin një koktejl.

“Mundohemi t’i largohemi kësaj të ëmbël, të athët që thonë shumica. Ne duam të fokusohemi tek shijet: Të pëlqen një shije florale, shije toke (psh.ginger) ose të pëlqen një shije më frutore (ananas, mango, frut pasioni). Ne ecim me shije dhe duam që njerëzit t’i edukojmë që  e ëmbël apo e athët nuk ekzistojnë. Është një shije që do ta japë vet të ëmblën dhe të athtën, umamin, të kripurën dhe të gjitha bashkë”, shprehet Mimis.

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat