TIRANE - Julian Çela, 10-vjeçari i zhdukur prej datës 30 nëntor të vitit që shkoi, është shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar. Tashmë në faqen on line të Interpolit është vendosur foto e Julian Celës, djalit të zëvëndesdrejtorit të Antiterrorit në Shërbimin Informativ Shqiptar, Skender Cela. Pas kërkimesh për më shumë se një muaj në vendin tonë autoritetet kanë vendosur shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar. Pranë fotos së 10 vjecarit janë vendosur edhe të dhënat personale. Ai është i gjatë 1.5 metër, ka flokë të zeza, sy me ngjyrë të zezë. Është zhdukur që prej datës 30 nëntor të vitit 2012, dhe mosha e tij 10 vjec. Ndërsa kërkohet që kushdo që ka informacion të kontaktojë pranë zyrave të Interpol. 

Ditën që u zhduk 10 vjecari nuk kishte shkuar në shkollë pasi oraret e mësimit ishin të shkurtuara për shkak se ishte një ditë pas festave të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Vogëlushi ka qëndruar në orët e paradites në shtëpi, ndërsa është detyruar të dalë jashtë për shkak të shkëputjes së linjës së internetit në banesën e tij. Gjurmët e tij të fundit janë në një qendër interneti në lagjen e tij në Laprakë ku banonte familja Cela. Familja e tij ka vënë në dispozicion edhe 3 numra kontakti për këdo që mund të kishte informacion, por askush nuk ka telefonuar. Deshmitarët e fundit që e kanë parë para zhdukjes janë bashkëmoshatarë të tij, të cilët kanë rrëfyer se një person e ka thirrur në emër dhe më pas nuk është kthyer më.

(jd/shqiptarja.com)