‘100 dështimet e Ramës në 8 vite’, Basha publikon të dhënat: Kryeministri e ka menaxhuar keq pandeminë, e gjitha një propagandë

‘100 dështimet e Ramës në 8 vite’, Basha publikon të dhënat: Kryeministri e ka menaxhuar keq pandeminë, e gjitha një propagandë

Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Kryeministri Edi Rama

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mëngjesin e sotëm përmes një “Instastory”, ka publikuar një ndër 100 dështimet sipas tij të qeverisë Rama.

Teksa na ndajnë 43 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Basha në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me mënyrën e menaxhimit të pandemisë nga kryeministri Rama.

Më pas ai i ka dhënë përgjigje pyetje duke thënë se e ka menaxhuar “Keq”.

Ai ka publikuar edhe një grafikë nga “Monitot”, duke thënë se këto të dhëna hedhin poshtë propagandën e Edi Ramës dhe dëshmojnë keqmenaxhimin e pandemisë.

“Pandemia më fatale në Shqipëri, në 2020 kishim rritje më të lartë të vdekjeve në Evropë.”, shkruhet në fund.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës