Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.
Teksa na ndajnë 27 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e mësuesve ndihmës në shërbim të nxënësve më aftësi ndryshe, në sistemin arsimor.
Më pas ai ka faktuar se janë 1.260 mësues ndihmës në shërbim të fëmijëve më aftësi ndryshe sot, nga 0 në vitin 2013.
“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri në fund.