100 ditë protesta në Bullgari, qytetarët denoncojnë korrupsionin

Qindra qytetarë kanë marshuar në qytete të ndryshme të Bullgarisë duke shënuar 100 ditë protesta anti-qeveritare. Protestuesit prej kohësh janë ngritur kundër korrupsionit qeveritar dhe degradimin e sundimit të ligjit.

Qytetarët bullgarë kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Boyko Borissov, qeverisë së tij dhe Kryeprokurorit, Ivan Geshev, për shkak të aludimeve se ata kanë lejuar oligarkët që të kenë kontroll mbi vendin.  

Eurodeputetët kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestat në Bullgari dhe janë shprehur se çdo lloj ndryshimi duhet të vijë përmes zgjedhjeve demokratike.

Borissov ka propozuar një sërë reformash për të ndryshuar Kushtetutën por kjo është pritur me kundërshtim të madh nga protestuesit, të  cilët dyshojnë se kjo mund të jetë një ndërhyrje e Borissov për të qëndruar më gjatë në pushtet.

Marshimet kanë qenë kryesisht paqësore, por megjithatë ka pasur disa të ndaluar.

Organizata Transparency International e ka renditur Bullgarinë si vendi më i korruptuar në Bashkimin Europian, ndërsa ekonomia e  saj renditet si një nga më të varfrat në Europë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë