SHBA - Një donator anonim ka ofruar shumën e 100 mijë dollarëve për këdo që jep informacion në lidhje me një vjedhjen e një violine që kushton  miliona dollarë.

Violina 300-vjeçare iu vodh violinistit Frank Almond pasi ky i fundit kishte përfunduar një performancë në qytetin e Milwaukee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autorët e paidentifikuar qëlluan violinistin me elektrik dore kur i rrëmbyen instrumentin e çmuar.

Shpërblimi prej 100 mijë dollarë është një shpresë për kthimin e sigurt të violinës. "Ne shpresojmë se ky shpërblim do të ndihmojë në kthimin e një thesari të çmuar", tha në një deklaratë Mark Niehaus, drejtori ekzekutiv i orkestrës.

Violina e vjedhur është ndërtuar në vitin 1715 dhe është një nga 600 violinat që artizani i famshëm italian Antonio Stradivari ka ndërtuar.

Një violinë e ngjashme si ajo e vjedhur e bërë nga artizani Stradivari është shitur më parë në ankand për 2.3 milionë dollarë.


(v.gj/shqiptarja.com)