PRISHTINË- Në një peticion online janë mbledhur gati 100 mijë nënshkrime deri më tani, për t'i kërkuar UEFA-s, dënimin e Serbisë për dhunë dhe racizëm në ndeshjen Serbi - Shqipëri.
Sipas KosovaPress, në këtë aplikacion shfaqet shqetësimi për ato që ndodhën në fushë.
"UEFA, dëno Serbinë për racizëm dhe dhunë, jo për "shqetësim të fushës". Përmes këtij peticioni, ne firmëtarët, kërkojmë nga UEFA të dënojë Serbinë për shfaqje të propagandës raciste dhe përdorimit të gjuhës së urrejtjes kundër shqiptarëve më 14 Tetor 2014 në Beograd gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë. "Vrit, ther, që shiptari të mos ekzistojë" siç u këndua nga tifozët e Serbisë gjatë ndeshjes, përbën shkelje të nenit 14 të rregullave disiplinare të UEFA-s dhe si të tilla, duhet të ndëshkohen", thuhet në tekstin që po nënshkruhet nga shqiptarët anembanë botës në drejtim të UEFA-s./ATSH/
/Shqiptarja.com