100 të dëshpëruar në brigjet e Italisë. "Open Arms" akuzon Matteo Salvinin si ksenofobë dhe racistë

100 të dëshpëruar në  brigjet e Italisë.

Një organizatë humanitare spanjolle hodhi poshtë të dielën ofertën e Spanjës për të pranuar më shumë se 100 imigrantë kryesisht afrikanë që ndodhen në një anije shpëtimi të cilën Italia nuk kishte pranuar ta lejonte të ankorohej. Organizata humanitare tha se ishte shumë e rrezikshme që anija të lundronte aq larg.

“Jemi në një gjendje emergjence ekstreme humanitare," tha një zëdhënëse e organizatës bamirëse "Open Arms".

"Ajo që u nevojitet është të zbarkojnë menjëherë. Është e paimagjinueshme që të lundrojmë edhe për gjashtë ditë të tjera; aq do të na duhej që të mbërrinim në Algeciras," një port spanjoll.

Anija e "Open Arms" i mori imigrantët në brigjet e Libisë, por ata kanë ngecur prej rreth dy javësh në brigjet e Italisë.

Ministri i Brendshëm anti-imigracion Matteo Salvini ka refuzuar t’i lejojë imigrantët të zbarkojnë në ishullin jugor italian të Lampeduzës, pjesë e masave kundër anijeve bamirëse të shpëtimit, për të cilat ai thotë se lehtësojnë kontrabandën e migrantëve nga trafikantët njerëzorë në Libi.

Spanja tha se ishte "e pakonceptueshme" që Italia nuk i ka pranuar imigrantët, duke urdhëruar portin e saj të Algeciras të ishte e gatshme të pranonte anijen.

"Open Arms", një organizatë bamirëse spanjolle që ndërmerr operacione shpëtimi për ata që përpiqen të arrijnë në Evropë ndërsa ikin nga lufta, persekutimi ose varfëria, akuzoi Salvinin se po përdor 107 imigrantët për "propagandë ksenofobe dhe raciste".

Zyra e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez tha se situata në anije ishte "urgjente" dhe "e papërballueshme" për 107 migrantët në bord, përfshirë dy fëmijë.

Varka e shpëtimit fillimisht kishte 147 imigrantë në bord, por Italia lejoi 40 të dilnin në breg, përfshirë disa që ishin të sëmurë dhe 27 që thanë se ishin të mitur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodi: 19/08/2019 12:58

    Ne fakt jane keto organizata te financuara nga Sorors qe po i perdorin njerzit per propagande kunder Salvinit. Spanja u ka hapur portet por keta refuzojne duan vetem Italine. Keto organizata "bamirese" jane si puna e taksive,kordinohen me trafikantet dhe shkojne per ti marre pak km larg brigjeve te Libise dhe nisen per ne Itali. Franca e Spanja akuzojne Italine si ksenofobe,por vete pranojne asnje. Bile Franca i debon naten dhe i sjell ne Itali fsheurazi ata qe kalojne kufirin per ne France. Hipokrizi e madhe. E gjitha eshte nje loje e madhe politike kunder Salvinit,se ndihen te rrezikuar prej tij. Ironia eshte qe sa me shume e sulmojne ai forcohet ne sondazhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie