Me 10% të votave të numëruara në Spanjë, Partia Popullore e qendrës së djathtë kryeson me 127 mandate, ndërsa socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez sigurojnë 113. E djathta ekstreme, Vox, merr 47 mandate, ndërsa koalicioni i majtë Frente Amplio 10.
Sipas këtyre rezultateve paraprake, Partisë Popullore dhe Vox së bashku u mungojnë vetëm dy mandate për të arritur shumicën absolute prej 176 deputetësh në Parlamentin me 350 vende. Megjithatë, përqindja e votave të numëruara është ende shumë e ulët për të nxjerrë përfundime mbi rezultatin e zgjedhjeve.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Spanjë/ Numërohen 10% e votave, socialistët e Sanchez në 'rrezik' pas 8 vitesh në pushtet! Aleanca e Feijoo-s me ekstremistët e djathtë drejt shumicës absolute
LAJMET MË TË VLERËSUARA






