Artistët e shekullit të XIX kanë pikturuar të ardhmen e teknologjisë në letrat e tyre.

Ato kanë parashikuar gjithçka që ne e përdorim në realitetin e shekullit të XXI duke filluar që nga dy njerëz të cilët ndërkohë që flasin në telefon edhe shihen në një ekran.

Kjo lloj teknologjie sot quhet Skype.

Këto piktura janë pikturuar nga artistët Francezë dhe janë quajtur En L’An 2000.

Pamja e dytë është një teatër me volum të lartë, gjë që në atë kohë ishte një ëndërr.

shtrydhese

Një parashikim interesant është një aeroplan që po fluturon mbi det dhe sot aeroplanë të tillë kanë funksion shpëtimi për marinarët ose rastet në rrezik në det.

Në një foto tjetër shfaqet një çift duke vëzhguar botën ujore me anë të një xhami të madh që sot quhet akuarium.

Pajisja më interesante që nuk mund të imagjinohej në atë kohë është nëndetësja që heton botën nënujore dhe mund të qëndrojë nën det për muaj të tërë.

Edhe fshesa që pastron vetë në atë kohë nuk mund të imagjinohej ndërsa sot fshesa e korentit është një realitet.

Guzhinat e asaj kohe kishin shumë pak pajisje dhe artistët francezë arritën që nëpërmjet imagjinatës të pikturonin një pajisje që nxjerr lëng dhe që sot është shtrydhësja e frutave.

Pikturate tyre ishin në përgjithësi pararendëse të teknologjive të shekullit tonë të XXI.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)