Unë nuk dua ta hiperbolizoj Ismail Qemal bej Vlorën. Ai ska nevojë, kurrë ska patur. Unë kam bindjen se ai është pasqyra ku shumëkush nga shqiptarët e "elites" aktuale nuk do të donte të shihej. Kjo dhe vetem kjo është arsyeja e heshtjes që ka pllakosur këtë mender shtet në këtë jubile historik.
Kjo mender elitë nga kolltukët e korruptimit më të thellë moral që mund të kaplojë një qënie, bën si profane, si kritizere, si gjykuese e personalitetit dhe dinjitetit të Ismail Qemal Vlores. E komentojne si mëkatar, si poliagjent, e lloj lloj konspiracionesh idioteske që veç parazitët elitarë mund ti nxjerrin nga pusetat e tyre të mëndjes që se kanë, dhe të gojës që e kanë sa një kamare. Unë nuk dua ta hiperbolizoj Ismail Qemal Vlorën, thjesht dua te qetësoj ndërgjegjen time këtë 100 vjetor, dhe kujtimin e atit tim dhe të atyre që ndjejnë e mendojnë si ai dhe si unë.
Kam lexuar disa vepra dhe njoh me modesti jetën politike të Ismail Qemal Vlorës, dhe kur kam mbyllur sidomos Kujtimet e tij të shkruajtura nga Sommerville Story, kam heshtur... kam heshtur sepse kuptova që e gjithë jeta e tij që prej ditës që lindi në 1844'ën e largët, dhe përgjatë saj në çdo minutë, orë, ditë, javë, muaj, vit, karrierë politike dhe administrative, syrgynosje, plumba, sëmundje, trishtime, intriga e tradhëti ishte një mbijetesë jo personale por një projektim hyjnor kombëtar për një datë që i dha një kthesë jetike dhe një çertifikatë lindjeje zyrtare shtetit shqiptar... 28 Nëntorin 1912.
Patjetër që ai nuk ish i vetëm në atë rrugëtim, kish shokë, miq e armiq, kushurinj e ziliqarë, por ai kish diçka që vetëm njerëzit me shenjë e kanë, ai arriti me mjeshtërine diplomatike që zotëronte, me njohjet dhe miqësite me të shquara të epokës që sundonin botën, si një orë zviceriane ti kurdiste për ti vënë përpara një fakti botëror. MEVETESINE e shtetit të parë shqiptar, shtet natyral, që përfshinte në gji të vet Manastir, Prishtinë e Janinë..
Rrugëtimi i tij 72 vjecar ja arriti qëllimit, çka erdhi mbrapa jemi ne, ne armiqtë e vetes, që bota ndaj sna respekton. Tani që ne nuk jemi Kurdët e Ballkanit, normal që luajmë me qylin, me fasadën me konspiracionin, që përherë është produkt i qënieve që vegjetojnë dhe grabisin shoqi shoq.. Ismail Qemal Vlora e shkruajti historinë e kombit tonë në epokën e tij. Ne nuk po e shkruajmë tonën, përkundrazi po zhbëjmë dhe atë që mundi dhe vetmohimi i të parëve tanë shkruajtën me gjak dhe sakrificë ekstreme.
Komento