100-vjetori i lindjes,Rama:Kokalari
sfidoi burrat që sistemi i gjunjëzoi
Biblioteka në Tiranë merr emrin e Kokalarit

100-vjetori i lindjes,Rama:Kokalari<br />sfidoi burrat që sistemi i gjunjëzoi<br />Biblioteka në Tiranë merr emrin e Kokalarit
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka folur në kremtimet e 100-vjetorit të Lindjes së Heroinës Musine Kukokalari që u zhvillua në ambientet e Bibliotekës Kombëtare.

Pas fjalës përshëndetëse të ministres së kulturës, Mirela Kumbaro, e cila shprehu vlerësimet për Kokalarin, e mori fjalën Kryeministri Rama.

Ai tha se shkrimtarja dhe politikania që për 33 vite u burgos dhe internua nga regjimi komunist, kujtohet sot për të sjellë në dritë historinë e vuajtjeve të mëdha. 

 “Figurë emblematike të historisë e cila sfidoi shumë burra të cilët u gjunjëzuan para sistemit mizor”, e ka cilësuar Rama Kokalarin.

Rama u shpreh se muzetë e kujtesës Bunk'Art 1 dhe 2 po njohin botën me historitë e tmerrshme të regjimit komunist ndërsa shtoi se për to është folur më shumë se për Muzeun Kombëtar që s'është përmendur kurrë.

“Ne kemi ndërmarrë një çështje që ju jeni dëshmitarë, ka ndeshur në një kundërshti gati të pashpjegueshme por që mjafton pak përqendrim për ta shpjeguar lidhur me kthimin në vendet e krimit për t’i hapur dhe për t’i transformuar në vende pelegrinazhi të publikut në mënyrë që fëmijët tanë që mund ta prekin historinë tragjike të komunizmit. Ju keni parë se si hapja e muzeumeve, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 kanë ngjallur një reagim instiktiv të jashtëzakonshëm, ndërkohë që mbetet motiv krenarie për ne që i kemi bërë të mundur sidomos të rinjve por edhe të huajve që këtë histori të tmerrshme të mund ta përjetojnë përmes shkuarjes në disa vende ku ajo ka marrë impulset e veta më barbare. Duam s'duam është fakt që në botë është folur shumë më tepër për këto muzeume se sa për Muzeun Historik Kombëtar që nuk është folur kurrë”, është shprehur Rama.





Kryeministri Rama deklaroi se Kokalari ishte shkrimtarja e parë dhe rilindësja e fundit e brezit të artë të Rilindjes Shqiptare.
 
Në vetminë time nuk jam vetëm”, shkruante Musineja kur u izolua plotësisht në burg dhe prej ku mori rrugë pjesa tjetër e jetës së saj. Ajo ishte një vajzë që vinte nga rruga e kamjes dhe e dijes në një botë që u tregua e pashpirt për të. Musine Kokalari ishte shkrimtarja e parë dhe rilindësja e fundit e brezit të artë të Rilindjes Shqiptare. Mbetet një disidente shëmbëlltyra e së cilës i jep tjetër përmasë historisë së disidencës shqiptare.
 
Një grua në një kohë shumë të vështirë kur shumë burra e gjunjëzuan jo thjeshtë para torturuesve të tyre por para frikës prej mundësisë së të qenit të torturuar, sfidoi me fuqi gati të pamundur për t’u besuar nëse nuk do të kishim të dhënën paraprake se kjo është një histori e vërtetë një sistem mizor ndaj lirisë dhe të menduarit jashtë kornizës së hekurt të sistemit. “Unë s’jam fajtore s’jam komuniste dhe ky nuk të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje por unë në burg nuk duhet të jem. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit, me mua ju doni të dënoni Rilindjen. Këto janë fjalët që e përshkruajnë në pak rreshta  vetëdijen dhe betejën e Kokalarit”, 
u shpreh Rama. 

Rama theksoi se dosja e parë që do hapet nga Autoriteti Kombëtar për Dosjet e regjimit komunist do të jetë ajo e Musine Kokalarit.
 
“Puna e Autoritetit Kombëtar të Hapjes së Dosjeve të regjimit komunist do të fillojë me dosjen e Kokalarit për të hedhur dritë për këtë histori si një nga momentet më të rëndësishme të asaj periudhe”, tha Rama.
 
Kryeministri deklaroi se me historinë e Musine Kokalarit fillon kapitull i ri në raport me historinë e gjithë të tjerëve që vuajtën nga regjimi.
 
“Jam krenar që në cilësinë e kryetarit të qeverisë mund të flas për faktin se me historinë e Musine Kokalarit fillon kapitull i ri në raport me historinë. Në raport me historinë e shumë të tjerëve që për fat të keq janë përdorur si ushqim për të helmuar turmat dhe jo për të ndriçuar të ardhmen që e kaluara të mos përsëritët më”, tha Rama.

Rama e konsideroi nismën qeveritare si një kapitull të ri të historisë shqiptare, ku dosjet nuk do të përdoren më për qëllime politike. Ai tha ndër të tjera se me historinë e Musine Kokalarit fillon edhe kapitull i ri në raport me historinë e gjithë të tjerëve që vuajtën nga regjimi.

Kremtimet e 100-vjetorit të lindjes së Musine Kokalariot kanë vijuar me konferencw shkencore ku kanë marrë pjesë studiues të shumte nga vendi, por edhe Italia, si Mauro Geraci, qw do tw flas pwr jetën dhe veprën e sudentes së talentuar shqiptare ne vendin e tij.

Aktivitete të shumat kanë vijuar për 100-vjetorin e lidnjes së Musin Kokalarit heroninës gjatë kësaj dite, ku ne bibliotekën kombwtare ështw çelur edhe një ekspozitw me objekte te rralla. 


VIDEO/Aktiviteti në nder të Musine Kokalarit
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......