100 vjetori, ikonat e Flamurtarit përballë kombëtares së viteve 80-90! Ruci: Jemi klub me histori të madhe

Në nder të 100-vjetorit të krijimit këtë të dielë në stadiumin ‘Flamurtari’ është zhvilluar një ndeshje futbolli mes ish-futbollistëve vlonjat dhe kombëtares së viteve 80-90. Për organizimin e saj kontribuoi më së shumti ikona Vasil Ruci, ndërsa në shkallët e stadiumit kishte mjaft të pranishëm.

“Flamurtari është emblemë, ka histori të madhe. Të parët që dua të përgëzoj janë ata që krijuan ekipin e Flamurtarit, por edhe të gjithë protagonistët e këtij klubi. Nëqoftëse doni të gjeni miq i gjeni në futboll, në sport dhe në art,”-u shpreh Vasil Ruci, ikonë e klubit Flamurtari.

Në këtë ceremoni kishte të ftuar edhe personazhe nga bota e artit, ndërsa nuk munguan as ikona të viteve më të hershme se 80-90 siç ishte edhe rasti i Mexhit Haxhiut.

“Është kënaqësi e veçantë të uroj Flamurtarin në 100 vjetorin e krijimit. Le të zëmë pozicionin që dëshirojmë të gjithë vlonjatët dhe pse jo një titull kampion në vazhdim,”-tha Mexhit Haxhiu, ikonë e klubit Flamurtari.

Pavarësisht se ishte në program një ditë feste në stadium nuk mungoi një incident i vogël, pasi ndeshja mes ikonave ishte programuar në të njëjtën orë me stërvitjen e ekipit Flamurtari. Me ndërhyrjen e presidentit Sinan Idrizi kjo çështje më pas u zgjidh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:31
Kaos në stadiumin Flamurtari, festa e legjendave për 100 vjetorin shtyhet me disa minuta

Një situatë e pazakontë dhe deri diku qesharake ka ndodhur sot në stadiumin ‘Flamurtari’ të Vlorës.

Kjo sepse shumë ish-legjenda të klubit, të cilët kishin ftuar ish-futbollistë brenda dhe jashtë kufinjve, kishin menduar të organizonin një ndeshje në nder të 100-vjetorit të krijimit të klubit sportiv Flamurtari.

Mirëpo teksa po bëheshin gati për të zbritur në fushë është mësuar se edhe Flamurtari aktual kishte programuar stërvitjen. Kjo ka zhgënjyer pa masë të pranishmit, ndërsa mësohet se për këtë ceremoni nuk ka qenë në dijeni presidenti i klubit Flamurtari Sinan Idrizi.

Pas kaosit të krijuar mes palëve është gjetur një zgjidhje dhe pas ceremonisë ka nisur ndeshja mes legjendave.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'