100-vjetori, pulla postare me
portretet e Domit e Shuteriqit

100-vjetori, pulla postare me<br />portretet e Domit e Shuteriqit
TIRANE- Dy skica potretesh artistike të Mahir Domit e Dhimitër Shuteriqit, të bëra nga piktori i njohur Sadik Kaceli, do të emetohen pulla postare nga posta shqiptare për vitin 2015. Lajmi u bë i ditur dje në Akademinë e Shkencave gjatë Akademisë Solemne të mbajtur me rastin e 100-vjetorit të lindjes së akademik Mahir Domit.

Skicat e pullave postare ishin ekpsozuar në mjediset e ASHSH-së. Gjatë organizimit të Akademisë Solemne u shpalos e gjithë veprimaria shkencore dhe humanitare e akademikut Mahir Domi, personalitet i shquar i shkencave filologjike dhe i kulturës shqiptare. Referuan për veprën dhe krijimtarinë e tij Emil Lafe, Mehmet Çeliku, Seit Mancaku, Ethem Likaj, Gjovalin Shkurtaj, Jorgo Bulo, si dhe e bija Etleva Domi, etj.

Viti 2015 përkon edhe me 100-vjetorin e lindjes së akademikut Dhimitër Shuteriqi. Ai nga vitet ‘50-‘73 ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Është autor veprash letrare e studimesh monografike.

Dihet se edhe autori i këtyre skicave, Piktori i Popullit, Sadik Kaceli, autor i stemës së Republikës dhe një nga themeluesit e Galerisë së Arteve, i përket brezit të intelektualëve të sipërpërmendur, si Shuteriqi e Domi, të cilët studiuan në Europë dhe kur u kthyen në atdhe ia dedikuan gjithë formimin e tyre intelektual dhe shpirtëror rilindjes së kulturës kombëtare pas Luftës së Dytë Botërore, ku Shqipëria gjendej e rrënuar. Sadik Kaceli njihet si një nga piktorët më të talentuar në realizimin e portreteve njerëzore, ku zotëron “leximi” i situatave psikologjike dhe emocionale të personazhit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf