Greqia i dhuron Shqipërisë 100,000 doza të vaksinës AstraZeneca! Rama dhe Manastirliu: Do vijojmë derë më derë me fushatën e vaksinimit

Greqia i dhuron Shqipërisë 100,000 doza të vaksinës AstraZeneca! Rama dhe Manastirliu: Do vijojmë derë më derë me fushatën e vaksinimit

TIRANË- Greqia i ka dhuruar Shqipërisë 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në ISHP. Lajmin e kanë bërë të ditur kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa njoftojnë se në total në vendin tonë janë mbi 1.2 milionë vaksina anti-COVID të mbërritura.

"100,000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë. 1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve", njofton Rama dhe Manastirliu.

Deri tani në vendin tonë është vaksinuar me të paktën një dozë mbi 26% e popullsisë.  Aktualisht në Shqipëri po përdoret vaksina Pfizer si dozë e parë dhe e dytë, Astrazeneca vetëm si dozë e dytë, Coronavac dozë e parë dhe vaksina ruse është në fazën e mbulimit me dozë të dytë. Vendi është në një proces vaksinimi masiv. 

Sipas Institutit të Shëndetit Publik deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar të variantit Delta të COVID-19. 

Postimi i kryeministrit
B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çeti: 08/07/2021 18:37

    Po si s'kemi ndigjuar nje here, po nje here te vetme qe Shqiperia i dhuron dikujt diçka qofte edhe te vogel fare, po vetem per te marre e kurre per te dhene as edhe nje gjilpere. Vend horrash e qylaxhinjsh e maskarenjsh kafesh e llogjesh neper studio e kuplarara... Si ne kohen e Rusit e me pas te Kinezit e tani po njesoj, merru me vjedhje e korrupsion, pallavra e katrahura pa fund e pastaj lyp e merr andej, kendej e ku te munden, bashibozuket...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!