103-vjeçarja mbështet Clinton:
Nuk vdes pa e parë presidente 

103-vjeçarja mbështet Clinton:<br />Nuk vdes pa e parë presidente 
Ruline Steininger është një 103-vjeçare, që ka shprehur mbështetjen e saj për kandidaten demoktare për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton.

103-vjeçarja gjatë një takimi me ish-sekretaren amerikane të shtetit, i ka thënë :” Ne do të të vendosim në Shtëpinë e Bardhë”.

“Unë do të votoj për ty. Do të të ndihmoj. Tani që jam 103 vjeç çdo minutë ka rëndësi për mua, por nuk do të vdes pa të parë fituese në zgjedhjet e nëntorit,” mësohet t’i ketë thënë Steininger.

“Dhe ti duhet ta bësh çdo minutë të jetës tënde me vlerë,” iu përgjigj Clinton.

Ruline Steininger, ka lindur në vitin 1913 pak para Luftës së Parë Botërore, kur gratë nuk lejoheshin të votonin. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois