TIRANË - Në ceremoninë e posaçme me rastin e 103 vjetorit të policisë së Shtetit, drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, drejtori i Përgjithshëm Haki Çako dhe ministri Tahiri theksuan njëzëri se policia do vazhdojë me vendosmëri misionin e saj për garantimin e jetës së qytetarëve.
Drejtori Hodaj pohoi se ende ka shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit. “Kjo festë është një ditë që kërkon të reflektojmë mbi sfidat që na paraprijnë përpara, përmirësimin e performancës policore. Kjo do të sjell përmirësimin e jetës së qytetarëve. Policia e Shtetit do vazhdojë me vendosmëri luftën e saj kundër krimit, duke respektuar parimet e shtetit juridik.”, theksoi Hodaj.
Ndërkohë që në fjalën e tij në ceremoni drejtori i përgjithshëm Haki Çako evidentoi rrugën e gjatë e plotë sakrifica që ka bërë Policia për të arritur deri këtu, si dhe ka vlerësuar lartë veprën e dëshmorëve të policisë dhe atdheut, për aktin më sublim atë të dhënies së jetës për të mbrojtur jetën, pronën , liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Në fund të fjalës së tij, Drejtori i Policisë së Shtetit ka premtuar një performacë më të mirë të Policisë së Shtetit, shërbim më të kulturuar për komunitetin dhe një ambient shoqëror sa më të sigurt.
Ndërkohë Ministri Tahiri gjatë fjalës tha se Policia dita-ditës po transformohet. “Gjatë dy viteve të fundit arritëm të fitonim besimin e publikut, të luftonim krimin e organizuar e krimin në përgjithësi”, u shpreh ministri.

Ministri Tahiri ka theksuar se sfidat që e presin policinë, janë akoma më të vështira. Ai ka nderuar Dëshmorët e Policisë e të Adheut, duke u shprehur se vepra e tyre është burim frymëzimi për efektivat e policisë së Shtetit, për të bërë sa më mirë e me përkushtim detyrën në të mirë të komunitetit.
Në fund të ceremonisë , u shpërndanë çertifikata për 9 punonjës të strukturave qendrore dhe vendore të policisë me motivacionin , “Për merita dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në rritjen e standardeve të rendit dhe të sigurisë publike, në shërbim të Policisë së Shtetit.”

Nga Drejtori i Policisë së Shtetit, janë akorduar çertifikata për 28 punonjës policie të niveleve të ndryshme, të cilët janë shquar për profesionalizëm dhe rezultatet të larta në përmbushjen e detyrave, dorëzimi i të cilave u bë gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin në kuadër të aktiviteteve për 103-vjetorin e Policisë së Shtetit.

Foto të tjera..
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

FOTO