NJU JORK-  Padiskutim ajo mund të jetë personi më i vjetër që ka një adresë në Facebook. Maria Colunia Seguar-Metzgar u lind në vitin 1907 në një epokë pa internet, kompjutera, televizion dhe telefonat celularë, por tashmë ajo ka 85 miq në rrjetin social.

Tani familja e saj pretendon se 105-vjeçaria është përdoruesi më i vjetër i Facebook.

Zonja Seguar-Metzgar festoi ditëlindjen e saj historike javën e kaluar në Albuquerque, e rrethuar nga anëtarët e familjes.

Një anëtar i familjes i shkroi madje në murin e saj në Facebook: "Gjyshe gëzuar ditëlindjen. Të dua dhe shpresoj që ditëlindjen suaj e 105-të të jetë fantastike. Ne jemi shumë të lumtur që të kemi në jetën tonë”.

Megjithatë, rrjeti social nuk e ka njohur atë si anëtaren më i vjetër, ndoshta sepse Facebook nuk i lejonte asaj të vendoste vitin e saj të lindjes 1907.

Në gusht të këtij viti zonjës Seguar-Metzgar i është dhënë një çmim special, një turne në selinë e Facebook, e shoqëruar nga krijuesi i tij Mark Zuckerberg.

Zonja Seguar-Metzgar ka pothuajse 40 nipër e mbesa, madje edhe dy të sapolindur.