107-Vjetori i Policisë, Hajdarmataj: Inkriminimi nis nga majat, janë riaktivizuar grupet kriminale

Viti 2020 do të niste jo pak i qetë nisur nga ngjarjet e rënda kriminale që shkaktuar 4 viktima në 9 ditë. Në një intervistë për Report Tv, ish drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj shprehet se ka një riaktivizim të grupeve të vjetra kriminale.

“Fatkeqësisht ky vit nuk ka nisur hiç mirë përsa i përket kriminalitetit. Ka një riaktivizim këtë vit të grupeve të vjetra të hasmërive të vjetra. Ka një tendencë të riaktivizimit të grupeve të vjetra. Pra, ne kemi bërë një goditje, kur është bërë të këtyre grupeve, tani po riaktivizohen.

Për mendimin tim, këtu ka të bëjë edhe puna e dobët e Policisë së Shtetit përsa i përket parandalimit sepse këto janë ngjarje që nuk kanë ndodhur në moment dhe nuk ka pasur për shkak të konflikteve të çastit” tha Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie.

Për Hajdarmatajn, inkriminimi brenda uniformave blu vjen nga majat e policisë e deri tek efektivi më i thjeshtë. “Edhe policia nuk është imune 100% ndaj përfshirjes së punonjësve të saj në veprimtari kriminale. Në këtë kontekst, unë kur shoh që goditen punonjës policie për çfarëdo lloj krimi e korrupsioni, sepse duhet të pastrohet policia sa është e mundur nga këta elementë.

Por e shoh që e keqja më e madhe e kësaj situate është sepse policia sot është e inkriminuar në një pjesë shumë të madhe të saj. Këta njerëz, në momentin që inkriminohen nuk janë të lirë që të veprojnë. Kërcënimet, mendoj unë, për punonjësit e Policisë së Shtetit, vijnë në 90% të rasteve kur ti bëhesh palë me njërën nga pjesët e krimit" tha Arben Hajdarmataj.

Ish drejtuesi i policisë thekson më tej se ndihet i inkurajuan kur policia godet krimin dhe keqardhje kur efektivët janë të lidhur me bandat kriminale. Në 107 vjetorin e krijimit të policisë, Hajdarmataj shprehet se çdo efektiv policie duhet të punojë me ndershmëri e përkushtim duke mos pasur kështu edhe kërcënime në jetën e tyre.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pap: 14/01/2020 09:21

    Ky qe njehere ne pozite dhe e kenaqi. Aman jepjani edhe nje here nje pozite, por me kusht, nese nuk ka rezultat cojeni ne hale.... Mjaft, mor aman, me keto lloj fytyrash se na e merzitet edhe gazeten edhe ekranet, por edhe "jeten". Cfare jane keta lloj qeniesh qe edhe kur flasin shqipen i ngjanje vorbes se groshes per nga zhurma, gjithe jarge e peshtyme, se nga puna i hane m... asaj, se i ben groshet te "hash thonjte". Ore, po te ky dhe skuta e ketij ka ngelur policia dhe inteligjenca shqiptare......JU LUTEMI, MJAFT ME ME KETO LLOJ SURRETESISH, QE NJE FJALE POZITIVE NUK DINE TE THONE PER KOLEGET DHE VENDIN.....LERINI KETA NIHILISTE TE SHTYJNE DITET DHE HANE VEHTEN, POR NE GAZETA DHE EKRANE MOS NA I NXIRRNI, JU LUTEMI, NE KENI MINIMUMIN E DINJITETIT DHE INTEGRITETIT ...........DO TE ISHTE SHERBIMI ME I MRE QE I BBENI NJEREZVE DHE VENDIT!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • PPP: 13/01/2020 19:13

    I ka harruar ato bemat e veta kur ka qene Drejtor Policie dhe shet dengla neper ekrane e medie te ndryshme. Por nuk harrojne njerezit jo dhe efektivet qe kane qene te ndershem atehere dhe vazhdojne te jene edhe sot e kesaj dite. Harron zoti Hajdarmata se si personi ne kerkim nderkombetar per trafik narkotikesh parkonte makinen para zyres se tij brenda teritorit te policise, etj, etj, etj. Tipa te tille dihet fshihen dhe te mos bejne te ndershmin, specialistin, ekspertin sepse i njeh mire opinioni publik, pavaresisht se mundohem te luajne engjullin.

    Përgjigju
  • I demtuar dhe I shkatarruar nga hajdutet dhe jo nga termeti: 13/01/2020 18:12

    PA ZBATUESHMERIA E DETYRES KARSHI POPULLIT KARAKTERIZON POLICINE E SOTEME DREJTUESIT JANE PARTIAK DHE JO POLICE. GENJEHET DHE MASHTROHET NE KURRIZ TE POPULLIT RASTI FLAGRANT I DREJTORIT TE POLICISE SE DURRESIT SHEHU QE DIZINFORMON MEDIAN RRETH VJEDHJEVE TE SHTEPIVE NE DURRES ASNJE DEKLARATE VJEDHJESH DHE VETEM NJE MASHTRIM PER DURSAKET NGA ELIDON SHEHU "KEMI VENDOSUR PATRULLA TE LEVIZESHME POLICIJE NE RUSJTJE TE SHTEPIVE PAS TERMETIT " KU JANE MORE MASHTRUES HAJDUTET E SHTEPIVE BEJNE KERDINE DITEN ME DJELL. MUNGESA E POLICISE NE DURRES ESHTE E THEKSUME

    Përgjigju
  • Jimi: 13/01/2020 17:53

    Nuk e kuptoj pse intervistohet ky hajdarmata dhe jep leksione policie?? Ky eshte nje ish polic po asnje vlere policore, thjesht eshte kushuri me besim hajdarmaten dhe ngjiti shkallet e karrieres, kaq. Nuk ka asnje eksperience apo arritje profesionale te tijat qe te japi leksione e mendime!

    Përgjigju
  • Sam: 13/01/2020 16:34

    Z.Ajdarmataj,flet me nenvleftesim per policine e shtetit dhe me respekt per kete ish efektiv nuk jam dakord,ja aresyet:te gjitha strukturat e krimit te organizuar jane prezent ne Shqiperi,sepse ne kushtet e levizjes se lire te njerezve dhe te krimit egzistent ne tere Europen eshte prezent ky fakt;po keshtu per krimet me pagese te fillimit te ketij viti “veprimet “jane bere vitin e shkuar,pra keto krime i takojne atij viti;puna e policise se shtetit eshte gjithmone ne ritje POR,ligji duhet forcuar shume (merni pervojen amerikane) dhe krimi duhet ndeshkuar rende e te tjera per me vone mr.ish efektiv. Thanks!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja