Sot 108 raste të reja, 2 viktima me COVID-19! I prekur dhe drejtori i Drejtorisë së Tensionit të Lartë në Mirditë

Në 24 orët e fundit dy persona kanë humbur jetën dhe janë shënuar 108 raste të reja të infektuar me koronavirus. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid1, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi", një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera.

Sot janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, bareve, restoranteve institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

COVID-19 – Statistika (29 Korrik 2020)

Testime totale                    40192

Raste pozitive                     5105

Raste të shëruara               2830

Raste Aktive                        2125

Humbje jete                         150 (Qarku Tiranë 80, Shkodër 23, Durrës 20, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    1146

Durrës                   255

Shkodër                 202

Vlorë                      105

Lezhë                     83

Fier                        76

Korçë                     69

Kukës                     60

Elbasan                  49

Berat                     30

Gjirokastër            29

Dibër                      21

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:33
5 të infektuar në Mirditë, mes tyre dhe drejtori i Drejtorisë së Tensionit të Lartë

5 personat e infektuar në Mirditë, janë një familje prej 4 personash dhe një është drejtori i Drejtorisë së tensionit të Lartë në OST.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve