Rama surprizon dy vogëlushët që u hodhën nga kati i tretë dhe pestë i pallatit: Heronjtë do t'i marr në shtëpinë time!

Në spitalin e Traumës në Tiranë mes personave që janë shtruar të lënduar si pasojë e tërmetit janë edhe dy fëmijë 7 dhe 10 -vjeç, Aurel Lala dhe Alesio Cakoni. Dy fëmijët sipas ministres së Shëndetësisë kishin kërkuar që t'i vizitonte kryeministri dhe Rama nuk nguroi që të shkonte për t'u lehtësuar dhimbjen nga trauma që përjetuan edhe pse ende nuk e dinë se kanë humbur njerëzit e tyre të afërt. Alesio Cakoni 10 vjeç ka humbur babanë dhe motrën.

10-vjeçari sipas dajës së tij, u hodh nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar në momentin që ra tërmeti dhe sot fatmirësisht është mirë, ndërsa Aureli thotë Rama, u hodh nga kati i tretë për të vazhduar të jetojë gjatë. Aurel Lala ka humbur motrën nga tërmeti, nëna është lënduar lehtë, ndërsa babai ishte emigrant në Greqi dhe u kthye sapo mori vesh lajmin. 

Aureli fluturoi nga kati i tretë, ndërsa Alesio nga i pesti; për të vazhduar të jetojnë gjatë, duke i mbijetuar goditjes së tmerrshme mbi familjen dhe pallatin e tyre të vjetër në Thumanë. Dy fëmijët do të vijnë në shtëpinë time nëse nuk kanë të shkojë. Brenda mesit të dhjetorit do ketë shtëpi për të gjithë" shkruan Rama. Historitë kanë tronditur kryeministrin që u përlot në momentin që doli nga spitali.

Biseda e kryeministrit Edi Rama me Aurel Lalën
Aurel Lala: Kam shembje te krahu dhe nofulla
Edi Rama: Ti më kërkoje mua, po përse me doje? 
Aurel Lala: Doja të shikoja nga afër
Edi Rama: Si të dukem nga afër? Si gogol?
Aurel Lala: Jo!
Edi Rama: Ku ka tërmet që të mposht ty, ti je si pallat. Loz basketboll ti?
Aurel Lala: Po! Basketbolli dhe futbolli, por për futbollin e kam topin
Edi Rama: Më thanë se është një cun që të kërkon, nuk del nga spitali po nuk erdhi Edi Rama, do të rrish edhe nesër në spital.
Babai: Ky është tifoz i Juventusit.
Aurel Lala i bën dhuratë kryeministrit një çokollatë
Edi Rama: Rrofsh, do ta takohemi sërish bashkë. Por Facebook-un do ta mbyll. Ti nuk duhet të merresh me Facebook se e bën njeriun budalla, ishalla shpëtoj unë. Ti duhet libra dhe sport. Këtë (cokollatën) do ta mbaj kujtim në kryeministri prej teje, kur të vish do ta shikosh.

Dhurata që Aurel Lala i dha kryeministrit Edi Rama

Biseda e kryeministri Edi Rama me Alesio Cakonin
Edi Rama: Cfarë ke?
Alesio Cakoni: Shpinën dhe shpatullën, 10 vjeç jam
Ogerta Manastirliu: Alesio kishte shumë dëshira. E para ishte se ka lënë librat në shtëpi
Edi Rama: Ti do të vish te shtëpia ime, do të prezantoj me Zahon dhe do të shohësh libra sa të duash. Librat i ke nga unë gjithë jetën. Kur të mos jem unë ke teta Ogertën. Unë do të jem për ty.
Ogerta Manastirliu: Donte edhe një ipad ia plotësuam dëshirën?
Daja: Po i shkarkojmë ca lojëra
Ogerta Manastirliu: Librin e ka te koka
Edi Rama: Facebook, lojëra në ipad po, libra, libra sportin.  Ai do të bëhet kolos. Sa i gjatë je ti? 145 kaq i vogël, sa Erjon Braçe. Kur të rritesh do të bëhesh sa unë. E njeh Braçen? Është njëri që bërtet, një shoku im që më mbyt, shyqyr që nuk e  kam me vete. Me kë je tifoz?
Edi Rama: Obobob më shkatërroi. Më thuaj bluzën e kujt lojtari të Milanit do? Do të sjell bluzën e Donarumës, për t'u Alesion. Ndërsa ty Aurelin do të sjell bluzën e Ronaldos. Por Facebook dhe ipad jo edhe Tv
Daja: Alesio është hero është hedhur  nga kati i pestë dhe sot është me këmbë e duar, është hero i vërtetë.
Edi Rama: Tjetër cfarë kërkese ke?
Daja: Kur të dalë nga spitali nuk ka ku të shkojë?
Edi Rama: Alesio kur të dalë nga spitali nëse nuk ka ku të shkojë do të vijë në shtëpinë time. Brenda mesit të dhjetorit do të kenë shtëpinë. Të hidhesh nga kati i pesë mos të kem unë shok të ngushtë ty. Zaho është më i vogël se ju por ka nevojë të marrë shembull nga ju.

Alesio Cakoni



Postimi i kryeministrit pas vizites ne spital te dy femijet

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luiza: 01/12/2019 12:29

    Zoti i ndihmofte keta Femije engjej dhe ty Z.Rama bravo te qofte! Fjala qofte vepra me e bukur qe presim te shohim Ne si Popull!!

    Përgjigju
  • deti: 01/12/2019 09:20

    ka ,cka rama keto qe ben ky nuk i ka bere njeri

    Përgjigju
  • BRSS: 01/12/2019 00:33

    EDI. RAMA.

    Përgjigju
  • Postica: 30/11/2019 23:54

    Shume bukur o i madhi skenderbe

    Përgjigju
  • Sanija: 30/11/2019 23:27

    Nuk ka ca ben rama,,ai 6 vjet ka ne qeveri,,,demi qe na kane lene qeverite e meparshme eshte katastrofal,,,i saliut,ilirit,nanos,,,por dhe ne jemi komb i keq,,,bejme shtepi pa leje,,pa projekt,,jemi antishtet,,pa siguracion,vetem te vjedhim shtetin,,pastaj i kerkojme shtetit te na sherbeje,,ptu..ptu..maskarenj njerez,,vetem durrsi qytet -thumana-shijaku,vora,,mund ti jepet ndonje ndihme,,,te tjeret asnje lek,,asnje shtepi...nuk kemi pse paguajme ne per gomarlliqet e hajvaneve..

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/11/2019 22:24

    Rrofsh sa malet o Edi Rama, Shqipëria është fatlume që të ka ...!!!

    Përgjigju
    • Niku: 30/11/2019 23:27

      Rrofte per ty dhe per Arberin

  • Vlora: 30/11/2019 22:10

    Edi rama=ismail qemali figurat me te medhaja te popullit shqiptare

    Përgjigju
    • Vlora: 01/12/2019 12:01

      Ik o niku grris bydhen ballist muti..se e shkaterruat shqiperin langaraq..

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave