Jose Mourinho do rikthehet në Seria A 11 vite pas largimit nga Inter, pasi ‘Special 1’ ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Romën. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi italian që shprehet i lumtur për këtë marrëveshje.
Mourinho do marrë drejtimin e Romës në fund të këtij sezoni kur trajneri aktual Fonseca do të largohet.
Tifozët e futbollit në Itali por jo vetëm, që tani kanë filluar të presin me padurim sezonin e ardhshëm, pasi pëballë do jenë Mourinho dhe Conte, dy trajnerë që kanët inatet e tyre ndaj njëri-tjetrit, që nga koha kur italiani drejtonte Chelsea-n.