11 vjet shtet, Thaçi dhe Haradinaj homazhe në varrezat e familjes Jashari

11 vjet shtet, Thaçi dhe Haradinaj homazhe në varrezat e familjes Jashari

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, uroi vendin e tij për 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Një akt historik sipas tij, që institucionalizoi përpjekjet e shumta të Kosovës për liri.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë. I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë”, shkruan Thaçi në rrjetin social Facebook.

I shoqëruar edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, liderët politikë të Kosovës, bënë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.

Hashim Thaçi u shpreë se sakrifica e familjes Jashari është bazament i Pavarësisë së Kosovës dhe i së ardhmes euroatlantike. 

“Sot jemi së bashku me kryeministrin Haradinaj, me kryetarin e Skenderajit z. Jashari, gjithë anëtarët  e kabinetit qeveritar për të bërë nderimet shtetërore Komandantit Legjendar dhe bashkëluftëtarit tonë Adem Jashari dhe familjes së tij, për sakrificën sublime që është bazament i lirisë dhe pavarësisë, por edhe të ardhmes euroatlantike të shtetit të Kosovës. Nderime dhe respekt të përjetshëm Komandantit Legjendar, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të kombit” u shprehë presidenti. 


Lajmi kryesor:

11 vjet shtet, Veseli: Qeveria nuk do bjerë për një taksë! Dëgjojeni Amerikën


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën